E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anceloti: “Edhe ne nuk kemi frikë”

"Vetëm një Milan perfekt mund ta fitojë këtë derbi". Karlo Anceloti e di mirë: kundër Interit të jashtëzakonshëm të këtij sezoni nevojitet një paraqitje super. Dhe nga Milani tashmë kampion i Botës mund ta presësh. Trajneri kuqezi ka dëshirë për një paraqitje të mirë të tijve dhe për më tepër të rikuperojë pikë me kushurinjtë: "E kemi përgatitur me shumë besim këtë sfidë, me shumë qetësi dhe optimimizëm dhe kjo varet nga suksesi në Japoni. Nuk është një finale të dielën, e dimë mirë, por është një ndeshje e rëndësishme për kampionatin tonë. E kemi për detyrë të rikuperojmë pikë, derbi është një mundësi stimulues, por në të njëjtën kohë edhe shumë i vështirë. Kemi nevojë për një ndeshje perfekte, duhet të jemi perfektë, pasi ata janë të fortë dhe nëse nuk je në maksimum rrezikon të bësh një figurë të shëmtuar".
Tekniku i Milanit nuk ka frikë nga Interi dhe do të ishte e rëndë të mendoje të kundërtën: "Secili bën llogaritë e tij. Interit tri pikët i shërbejnë para së gjithash të mbajë avantazhin, ndërsa ne për të rritur vendet në klasifikim në kuadrin e arritjes së vendit të katërt. Pikat e dobëta? Ndosht edhe Inter ka, por arrin t'i fshehë mirë falë edhe një fazë të ngjeshur mbrojtëse dhe një sulmi të kualitetit të lartë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›