Mançini: “Asnjë rivalitet me Milanin”

Derbi i Krishtlindjeve: nga njëra anë, Milani, kampion i botës, nga ana tjetër, Interi, kampion i Italisë dhe i pari në klasifikim. Për Roberto Mancinin kush rrezikon më shumë të dielën është pikërisht Interi: "Ne jemi në krye të klasifikimit, - thotë ai, - ata që kanë më shumë për të humbur jemi ne". Për ndeshjen ka vetëm një sigurri, do të jetë një spektakël. "Është një derbi, - shpjegon Manco, - dhe si e tillë do të jetë një ndeshje spektakolare. Një ndeshje midis dy skaudrave të mëdha, do të jetë një spektakël i madh në fushë. Si ne dhe ata kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën".
KURIOZITETE/ Inter-Milan
Ndeshja e fundit
Interi ka fituar ndeshjen e fundit ne shtepi kunder Milanit me rezultatin 2-1, me 11 mars 2007. Ronaldo shenoi per kuqezinjte ne minuten e 40-te, barazoi Kruz per zikalterit ne te 56', ndersa Ibrahimovic ne minuten e 70-te sigloi fitoren 2-1.
Bilanci flet "zikalter"
Ne "San Siro" me Interin si skuader pritese jane zhvilluar 84 ndeshje. Bilanci: 29 fitore Interi, 28 barazime dhe 27 fitore Milani. Golat 126-120 per Interin.
"OK" ne 22 ndeshje
Interi nuk humbet nje takim ne Serine A qysh nga 18 prilli i vitit 2007 kur humbi me Romen 1-3 ne "San Siro". Nga kjo dite, bilanci zikalter ne kampionat eshte 15 fitore dhe 5 barazime.
411 minuta pa gol
Interi nuk peson gol ne Serine A qysh nga 24 nentori, kur fitoi me Atalanten 2-1 ne shtepi. Autori i golit bergmask ishte Flokari ne minuten e 39-te, nga ai moment nuk ka pesuar gol ne 411 minutat e ardhshme, perfshire edhe kater ndeshjet e fundit te fituara kunder Fiorentines (2-0, jashte), Lacios (3-0, brenda), Torinos (4-0, brenda) dhe Kaljarit (2-0, jashte).
46 ndeshje me gol
Ne shtepi Interi shenon prej 46 ndeshjesh rresht ne kampionat, me nje total realizimesh prej 110 golash. Ndeshja e fundit pa gol daton me 29 maj 2005, kur barazoi 0-0 ne ndeshjen e fundit te sezonit 2004-2005.
"Mbreti" i vitit 2007
Interi eshte mbreti i vitit diellor 2007 (nga 1 janari) ne Serine A per numrin e golave te shenuar dhe pikeve te grumbulluara: 77 gola, 89 pike, fale bilancit prej 27 fitoresh, 8 barazimesh dhe vetem 1 humbjeje.
Gola ne 9 transferta
Milani shenon rregullisht te pakten nga nje gol ne 9 transferta rresht zyrtare, me nje total prej 22 golash te realizuar.
Tri fitore rresht
Milani ka arritur tri fitore rresht ne transferte ne Serine A: kunder Lacios (5-1), Sampdorias (5-0) dhe Kaljarit (2-1).
Sfidat Mancini-Anceloti
Jane 15 precedentet zyrtare midis dy teknikeve aktuale te dy skuadrave: 5 suksese i perkasin Mancinit, 3 barazime dhe 7 fitore jane arritur nga Anceloti.
Sfidat Mancini-Milan
Jane 16 precedentet zyrtare midis Mancinit dhe Milanit. Bilanci: 6 fitore te Mancinit, 3 barazime dhe 7 fitore te kuqezinjve.
Sfidat Anceloti-Inter
Jane 24 precedentet zyrtare midis Ancelotit dhe Interit. Tekniku kuqezi ka kete bilanc me zikalterit: 13 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.