Arsenali ruan kryesimin në Premierligë

Arsenali arriti të ruajë kryesimin në Premierligë me fitoren 2-1 ndaj rivalit të tij londinez, Totenhemit. Aston Vila barazoi 1-1 me Mancester Sitin e Sven Goran Eriksonit. Bolton shkatërroi 3-0 Birmingamin. Fulhami dhe Uigan u ndanë në barazim 1-1. Liverpuli u tregua i pamëshirshëm me Portsmuthin (4-1). Midëllsbru humbi në shtëpi 2-1 me Uest Hemin. Riding mposhti 2-1 Sunderlendin. Të dielën luajnë Mancester Junaitid—Everton (13:00), Njukasëll-Derbi (15:00) dhe Bllekbërn-Celsi (17:10)