E Hënë, 2 Nëntor 2026

Anceloti: Gjithçka funksionoi

04/02/2005  

Krespo është i mjaftueshëm. Milani arriti të fitojë edhe pa Shevçenkon dhe Inzagin. Hernan ka rritur të shënojë dy gola dhe të marrë çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes: “Ka funksionuar i gjithë Milani jo dyshja Krespo-Tomason, thotë trajneri kuqezi. Kemi luajtur ashtu si me Bolonjën që do të thotë jo keq. Kësaj radhe me Mesinën nuk humbëm asgjë dhe i shfrytëzuam të gjitha rastet. Tani që Sampdoria na dha një dorë, duhet që Sheva dhe Inzagi të rihynë sa më shpejtë sepse në këtë kampionat të rihapur na duhet impenjimi i të gjithve”. Ançeloti më pas thotë: “Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për ne. Dëshironim të reagonim dhe e bëmë. Gjithashtu na ka ndihmuar shumë edhe fitorja e Sampdorias”. Pastaj flet për gjendjen aktuale të skuadrës: “Sigurisht që nuk ishim të qetë. Duhet të jemi përherë të kujdesshëm sepse ky kampionat është mbushur plotë me surpriza”. Ançelotit i thonë që mbrojtja duhet të jetë më e kujdesshme dhe të mos pësojë më gola si ai i Zampanjës: “Në rastin e golit Nesta duhet të ishte më i përqëndruar. Shumë mirë luajti edhe Stam. Vjen nga një dëmtim dhe ju jeni të vetëdishëm që nuk mund të luajë tre ndeshje në një javë”. Më pas flet Zampanja: “Edhe të dielën e kaluar shënova, por përsëri si atë ditë goli im nuk ka shërbyer për asgjë. Por duhet të konsiderojmë që kishim përballë një Milan të mrekullueshëm”. Do të largoheni pas një viti? “Nuk është se dëshirojë të largohem, por nuk do të qëndrojë më në një ambient të tillë”. Ndërkohë Galiani duket shumë i qetë: “Çfarë dëshironi? Nuk jemi nga ato skuadrat e mëdha të cilat mund të humbasin shpesh. Sigurisht që është më mirë 5 pikë larg se sa 8 pikë, por luajtëm keq edhe me Bolonjën, vetëm se nuk fituam. Kemi arritur të fitojmë edhe pa Shevçenkon dhe Inzagin. Ne humbëm me Bolonjën Juve humbi me Sampdorian. Këto gjëra nuk i mungojnë futbollit. Tani duhet të shikojmë përpara, kampionati është i gjatë dhe nuk i dihet se çfarë mund të ndodh deri në fund. Shpresojë që të vazhdojmë kështu dhe të arrisim objektivat tona. Sampdoria na bëri një nder të madh. Kampionati tani është i hapur sepse pikët e fituara tregojnë një gjë të tillë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›