E Hënë, 2 Nëntor 2026

KOP, toka për legalizimet me vlerën e '91-it

04/02/2005  Strategjia e PD-së, pas legalizimit, banorët pronarë të tokës

"Ishin të ardhurit, ata që i rritën vlerën tokës në zonat rurale"

Strategjia e Komitetit të Orientimit të Politikave, strukturë pranë PD-së, parashikon që për legalizimin e banesave të ngritura pa leje të merret pikë referimi vlera që kishte toka në vitin 1991. Hartuesit e strategjisë kanë përgatitur një projekt, sipas të cilit banorët që kanë zënë trojet në zonat periferike të qyteteve më të mnëdha të Shqipërisë, duhet të paguajnë vlerën e truallit në bazë të çmimit që ka pasur toka në vitin 1991, por duke e indeksuar vlerën monetare të atëhershme me atë të ditëve tona. "Banorët e atyre vendeve ku janë bërë këto ndërtime s'kanë pse paguajnë tokën e zënë me çmimin e tregut, por duhet të paguajnë me çmimin që ka pasur toka në vitin 1991, duke indeksuar vlerën monetare me ditët e sotme", shprehen specialistët. Sipas tyre, në rast se kësaj toke i është rritur vlera sot, duke e kthyer nga tokë bujqësore në tokë urbane, kjo ka ardhur si meritë e ndërtimeve që kanë bërë banorët e këtyrë zonave". Në rast se ajo tokë do të mbetej ashtu siç ka qenë, atëherë ajo do të ishte vetëm tokë bujqësore dhe nuk do kishte vlerën e ditëve të sotme", thotë Besnik Aliaj, një ndër autorët e kësaj strategjie. Sipas tij, është e domosdoshme të bëhet indeksimi i vlerës monetare duke iu referuar çmimeve të vitit 1991.

Prona

Autorët e platformës shprehen se për të hartuar një proces legalizimi ka nevojë për një sërë mekanizmash dhe procedurash financiare dhe instituciaonale. Në administrimin dhe menxhimin e tokës për këtë qëllim, autorët e strategjisë shohin të domosdoshëm ngritjen e një sistemi kadastral efektiv, si dhe regjistrimi i saktë dhe i kompjuterizuar me qëllim identifikimin e lehtë të pronësisë së gjithësecilit. Në programin e hartuar nga KOP parashikohet që në fund vetë procesi i legalizimit të sigurojë tre opsione ligjore; Pronësi të plotë mbi objektin dhe tokën; Kontratë në formë qiraje ose shitblerjeje; Leje ose liçensë me karakter të përkohshëm.

Eksperienca

Strategjia e hartuar nga KOP-i për këtë çështje është mbështetur kryesisht në eksperiencën e vendeve të tjera që e kanë kaluar këtë proces. Sipas autorëve të platformës, ndërtimet pa leje nuk janë vetëm një fenomen shqiptar. "Shumica e këtij procesi ka qenë ilegal dhe sot 40 deri në 80% e popullsisë urbane në vendet në zhvillim jeton në zona me ndërtime të paligjshme", thonë anëtarët e KOP.

Proceset financiare

Fonde (për grupet e varfëra sociale; fonde komunale)

Kredi (skema financimi të orientuara në aspektin social)

Programe kreditimi

Stimuj për sektorin privat

Ngritja e bankave të tokës

Ngritja e një sistemi kadastral efektiv në pikëpamjen e kostove

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›