E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: “Interi është favorit”

"Juventus-Inter do të jetë një sfidë e bukur, por akoma jo vendimtare për fatet e kampionatit". Ky është mendimi i Karlo Ancelotit. "Pres nëj ndeshje të bukur dhe besoj se do të jetë e tillë. Bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme, por që nuk do të vendosë asgjë për momentin", - pohon tekniku i Milanit, që thekson se Juve ka motive të forta. "Edhe për atë ka ndodhur jashtë fushave, por Interi ëshët favorit". Interi i rrëmbeu titullin e sezonit 2005-2006 në tavolinë Juventusit pas skandalit "Kalcopoli", që kishte të bënte me trukimin e ndeshjeve nga ana e ish-drejtuesve të Juventusit, Moxhi dhe Xhiraudo. Për kë do të bëjë Milanin tifozllëk? "As për Juven dhe as për Interin, por vetëm për veten e tij", - mbyll cdo shteg Karlo Anceloti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›