Del Piero: “Jemi më inferiorë se Interi”

Del Piero i jep një tjetër "temparaturë" sfidës Juventus-Inter: "Është si një derbi". "Jemi inferiorë pas një viti në Serinë B, por në ndeshje të tilla si kjo cdo gjë mund të ngjasë". Kapiteni bardhezi nuk mund të jetë indiferent ndaj asaj që po konsiderohet si më ndeshja më e pritur prej dy vjetësh për tifozerinë bardhezi. "Bukuria e kësaj ndeshjeve varet nga klasifikimi aktual: do të jetë një test i rëndësishëm për të tanishmen, por edhe një ndeshje e bukur me emocione të vecanta, pas polemikave dhe rivaliteti që prodhoi "Kalcopoli". Mund të ndodhë gjithcka, është tamam si një derbi". "Objektivisht jemi jo favoritë pas sezonit tonë në Serinë B, - shpjegon Del Piero, - si organikë jemi inferiorë në krahasim me ata, e dimë këtë. Por, kur luan në ndeshje të tilla, futesh në fushë me të gjithë krenarinë tënde. Do jetë pa dyshim një ndeshje e vecantë, duke parë edhe historinë dhe traditat e dy klubeve, që e bëjnë këtë ndeshje të vecantë nga gjithë të tjerat". Xhanluka Roki do të jetë edhe arbitri i takimit Juventus-Inter e vlefshme për javën e 11-të të Serisë A. Roma, që do të luajë në transfertë kundër Empolit do të gjykohet nga Luka Banti. Paolo Dondarini do të gjykojë Lacio-Fiorentina dhe Paolo Tagliavento do të jetë në "San Siro" për ndeshjen Milan-Torino.