E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra: “Juve të kam në mendje”

Juvetusi mbetet ende një nga stacionet e bukura të Zlatan Ibrahimovicit, pasi në 15 muajt e fundit (nga 10 gushti, dita e kalalimit të tij te Interi për 24.8 milionë euro në kesh, e deri më sot) nuk ka pas intervistë, në të cilën suedezi nuk ka folur për dy sezonet e tij si bardhezi, vite trofesh të anulluara nga drejtësia sportive, por që për Zlatanin konsiderohen ende të rëndësishme. "Si titulli që kam fituar me Interin, një trofe e mbushur plot me rekord", - shton Ibra.
MBRËMJA IME- "Sfidën me Juven e pres me padurim dhe dëshiroj absolutisht të luaj, jam i entuziazmuar nga idea. Kampionët e mëdhenj i pëqejnë sfidat e mëdha dhe për mua kjo është një ndeshje speciale, jo si të tjerat, pasi kam luajtur e fituar më fanelllën bardhezi".
ISH-TIFOZËT – "Nëse do të më fishkëllejnë do të më japin vecse kënaqësi. Unë tradhëtar? Në futboll është gjithmonë kështu: kur qëndron në një skuadër të gjithë të gjithë të janë të kënaqur dhe të duan shumë, kur t'i largohesh, ata tërbohen. Vitet në Torino i kujtoj pozitivisht pasi kam fituar dhe mësuar shumë. Por, e ardhmja ime është te Interi dhe do të bëj gjithcka për ta mundur Juven".
TRAJNERËT E MI – "Mancini dhe Kapelo kanë mënyra të ndryshme trajnerimi dhe është e pamundur të bëhen krahasime. Mancio ëhstë më i qetë, më i lirshëm. Kapelo është një cekic që të shtyp cdo ditë. Sekreti i këtij Interi? Shumë punë dhe një mentalitet i një skuadre të madhe. Edhe Juve ishte kështu: të gjithë punonim për të fituar dhe në fakt i fitonim të gjitha ndeshjet".
LARGIMI NGA TORINO - "Me Juven jam sjellë gjithmonë si profesionist dhe kam respektuar gjithcka në kontratën time. Më vjen keq për ish-shokët e mi dhe për skuadrën. Por ky është futbolli. Uën duhet të mendoj për të ardhmen time.

Morati: "Juve, më simpatike"
"Shpresoj në një ndeshje të bukur, pa gjëra të këqia". Padroni zikaltër flet vetëm orë nga supersfida kundër Juventusit. Ndeshje e përkufizuar si e "jashtëzkonshme". Viti në Serinë B dhe "padrejtësitë" e pësuar në Napoli për Moratin e kanë shndërrur imazhin e skuadrës bardhezi. "Tani është në të njëjtin nivel më të tjerat, më simpatike". Morati është i sinqertë: "Nuk e prisja një Juve kaq lartë në klasifikim, por dëshiroj të theksoj se është Roma rivalja jonë kryesore për titull".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›