Kapllani në krizë. Dohmen: Do t’i jap shansin e fundit

Leonard Karaj
Edmond Kapllani është kthyer në një problem serioz për drejtuesit e Karlsruher. Sipas menaxherit Rolf Dohmen sulmuesi shqiptar do të ketë edhe një shans në ndeshjen ndaj Duisburgut dhe më pas do të merren masa ndaj tij. "Është e qartë që Kapllani po kalon momente të vështira. Ai nuk arriti të zhbllokohej as në ndeshjen e së mërkurës ndaj Volsburgut në Kupën e Gjermanisë dhe kjo për ne përbën një problem. Gjithsesi ne kemi investuar goxha për Kapllanin dhe duam që ai të kthehet sulmuesi i sezonit të kaluar", ka deklaruar Dohmen për dje për media gjermane. Menaxheri pohon se ka folur me futbollistët e skuadër që ta ndihmonin në ndeshjen ndaj Duisburgut. "Bisedova me lojtarët dhe u thashë që ta ndihmonin që Kapllani të shënonte këtë javë ndaj Disburgut. Ne kemi nevojë për të por për momentin është ai që ka nevojë për të gjithë neve", ka shpjeguar Dohmen. Sulmuesi i kombëtares shqiptare humbi disa raste (në një ballë për ballë me portierin e Volsburgut) në përballjen në Kupën e Gjermanisë dhe një gjë e tillë shkaktoi jo vetëm zemërimin e drejtuesve të Karlsruher por edhe eliminimin e skuadrës nga kompeticioni.