E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nallbani: “Dinamo është shansi i fundit për Tiranën”

Sokol Paja
Portieri i Tiranës Blendi Nallbani në prag të sfidës më rivalët e Dinamos, ka deklaruar se kjo ndeshje është për jetë a vdekje për ekipin e tij. "Sot luajmë për gjithcka, jemi në një kohë krize dhe nuk na lejohet të gabojmë më, kemi një ecuri jashtëzakonisht të keqe dhe ne të gjithë cuditemi për këtë ters që na është dhënë, por sot do përpiqemi që të bëjmë gjithcka" ka thënë i bardhë e bluve. Ndeshja e sotme mes dy ekipeve më të vjetra dhe më me emër në kampionatin shqiptar, paraqitet shumë delikate për të dyja ekipet. Tirana në këtë takim kërkon marrjen e një tri pikshi të kthesës së madhe ndërsa Dinamo nuk e toleron jo humbjen por as barazimin pasi për të do të ishte barazimi i tretë radhazi dhe duke parë ndeshjet e kundërshtarëve tjerë, pozitat e saj do të lëkundeshin keqas në krye të klasifikimit. Në ndeshjen e sotme sipas portierit të kampionëve në fuqi Nallbanit, nuk është asnjë favorit dhe se të dy skuadrat janë të barabarta dhe fitorja është sa afër dhe larg të dy skuadrave. Kjo ndeshje do të jetë edhe si një ndeshje ish ësh- pasi nga Dinamo drejt Tiranës u larguan dy futbollistë Xhafa, Deliadhisi ndërsa nga Tirana te Dinamo erdhën tre fubollistë Pema, Abraham dhe Allmuca. "Në derbi nuk ka të favorizuar, derbet zakonisht këto në shqipëri por edhe në botë gjithmonë tregojnë se nuk ka skuadër të favorizuar dhe se të gjithë janë të barabartë, ndaj edhe quhet derbi. Në derbi ka gjithmonë surpriza dhe shpresoj të jetë në anën tonë fati dhe surpriza e këtij takimi" ka deklaruar portieri Nallbani. Tirana në varësi të këtij takimi do të ketë edhe fatet e saj pasi në Janar nëse skuadra del nga të gjitha pretendimet, sipas një kontrate të cuditshme të nënshkruar mes futbollistëve dhe prreëidentit përoara shpërndarjes së këstit të dytë, ka mundësi që e gjithë skuadra të shpërbëhet, pasi do të ishte një investim i kotë kur shpenzon shuma marramendëse për futbollistë dhe një ekip të eliminuar nga të gjitha kompeticionet. Takimi derbi i kryeqytetit është një sfidë brenda sfidës, pasi të dy skuadrat e kërkojnë këtë fitore si celsin e vazhdimësisë për të dy ekipet dhe trajnerët. Dinamo vjen në këtë ndeshje nga një rënie në formën e saj ndërsa Tirana me një progres shumë të vogel ku nuk fiton që prej gjashtë javësh, ndaj edhe fitorja është një detyrim për të dyja ekipet, pavarësisht se kanë përballë rivalët direkt dhe "hasmët " e vjetër. "Ne do ta kërkojmë fitoren pasi na mungon prej shumë kohësh, dhe nëse nuk fitojmë edhe sot, zhytemi në një krizë që vështirë se mund të dilet ndonjë herë, pasi janë luajtur gati 1/3 e ndeshjeve dhe ne jemi 14 pikë larg kreut dhe kjo na e vështirëson punën shumë në këtë takim. Ne do të luftojmë shumë në këtë ndeshje shumë decizive për ekipin tonë dhe shpresojmë se do ta fitojmë" ka përfunduar portieri i Tiranës Blendi Nallbani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›