E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anceloti: “Luajmë për të fituar”

Nga Irgis Hysenaj
Trajneri i Milanit Karlo Anceloti shprehet se skuadra e tij do të luajë për të fituar kundër në gjysmëfinalen e kthimit kundër Mancesterit. "Nëse luajmë si në 60 minutat e para në "Old Traford" ne mund të ecim përpara. Në këto rrethana ty gjithmonë të nevojitet që të luash për të fituar. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër"-shprehet italiani. Anceloti e pranon që skuadra angleze ka një avantazh të vogël, por kjo nuk përbën ndonjë rrezik për ta. "Ata kanë një avantazh të thjeshtë, por kjo ndryhson vetëm pak"-shprehet tekniku i Milanit. Sipas Ancelotit rezultati i arritur në ndeshjen parë nuk do të thotë asgjë për skuadrën italiane, pasi gjithcka do të vendoset në ndeshjen ditës së sotme në "San Siro". "Kjo është një ndeshje ku e shkuara ka pak rëndësi. Ne po luajmë që të dy për të arritur finalen"-përfundoi trajneri i Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›