Rivali i shqiptarëve, NK Zagreb, tre përforcime për Intertoton

Nga Bledar Kuka
Trajneri Mirosllav Bllazhevic ka menduar të bëjë tre përforcime për NK Zagrebin e tij, që është thuajse i sigurt si pjesëmarrës i ardhshëm në Kupën Intertoto. Zagrebi, i vendit të tretë, ka 10 pikë më shumë në renditje nga Rijeka, ndërsa duhen edhe 4 javë deri në përfundim të kampionatit kroat. Bëhet fjalë për kthimin e 3 lojtarëve: Ibricic, Manxhukic dhe Nadarevic. "Të bardhët" do kenë 10 ditë pushim dhe përgatitorja do nisë më 1 ose 4 qershor, ndërsa që tani ka nisur vëzhgimi i kundërshtarit të mundshëm (Partizani ose Teuta shkruan "Jutarnji Listi"). Europa, sipas gazetës, është para portave, ndërsa klubi zagrebas është i qetë sepse pjesa më e madhe e lojtarëve janë të lidhur me kontrata të gjata me të.