Ançeloti: Mos abuzoni me Milan
16/03/2005 Trajneri kuqezi refuzon çdo krahasim me Juventusin, nën akuzë për favorizime arbitrale
Megjithëse Milani është i përqendruar në dy fronte kryesore, kampionat dhe Ligë Kampionesh, trajneri kuqezi Karlo Ançeloti nuk pranon ta lëshojë edhe Kupën e Italisë, kur të ketë përballë sot në mbrëmje Udinezen. Milani mund të hedhë në fushë lojtarët që kanë luajtur më pak këtë sezon, por Ançeloti nuk e konsideron këtë fakt nënvleftësim ndaj Kupës: “Duhet të kërkojmë të japim maksimumin, pa bërë asnjë llogari. Nuk shkojmë në Udine me idenë se nuk na intereson ky trofe, përkundrazi, sepse edhe para dy vitesh e fituam Kupën me lojtarë të ashtquajtur të stolit. Kundër Udinezes nuk do të jetë e lehtë, sepse friulanët kanë arritur një fitore të pabesueshme në Palermo dhe do të kërkojnë të shfrytëzojnë entuziazmin për të na eleminuar. Jemi në një moment të mirë dhe duam të vazhdojmë kështu, jo vetëm për të bërë figurë të mirë, por edhe për t’u kualifikuar. Inzagi? Do të niset nga stoli, pastaj do të luajë për një pjesë të ndeshjes. Është një zgjedhje teknike, që nuk ka të bëjë me gjendjen e tij fizike apo psikologjike”. Ndërkaq, Ançeloti zemërohet kur i përmendin fatin apo ndihmat e arbitrave, duke e krahasuar me Juventusin skuadrën e tij: “Nuk e kuptoj se përse Milani duhet të përfshihet në një situatë që i përket vetëm Juventusit. Episodi i Juventusit është krahasuar me një faull të Kostakurtës në mesfushë dhe kjo më duket absurde. Dua të kujtoj që Milani ka marrë 5 kartona të kuq këtë sezon”. Dikush kujton kartonin e kuq që nuk iu dha Nestës në Bergamo, për një ndërhyrje si lojtar i fundit ndaj Makinuas. “Janë situata krejt ndryshe, pasi këtu po flasim për një gol që nuk është parë nga arbitrat, nuk e di me qëllim apo jo. E vetmja gjë që kemi të përbashkët me Juventusin, janë pikët në renditje”, vazhdon trajneri i Milanit, i cili flet edhe për Ligën e Kampioneve, pasi të premten hidhet shorti i çerekfinaleve: “Nuk kam ndonjë preferencë të veçantë, përveç faktit që dua të evitoj italianet. Për mendimin tim, surpriza e vërtetë deri tani ka qenë Lioni, skuadra që vlerësohej më pak dhe që më duket më e frikshmja”. Mbyllja i rezervohet argumentit Shevçenko, i cili ka filluar stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës: “Shpresojmë ta kemi Shevën gati për ndeshjen kundër Romës, ku do të përballem me një mik të madh, Bruno Kontin, të cilit i uroj fat. Lojtari është mirë dhe nuk ka shfaqur asnjë problem psikologjik, duke e goditur topin me shumë thjeshtësi”.