E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Paguani faturën, t’u lidhim energjinë”

16/03/2005  Zona e shpërndarjes së energjisë elektrike

DURRES- Në fillim u kanë ofruar shërbimin korrekt dhe më pas i kanë vënë kusht që të paguajnë faturat e prapambetura për të patur shërbimin dhe instalimet e reja elektrike. Zona e shpërndarjes së energjisë elektrike në Durrës ka gjetur një mënyrë tjetër për të vjelë detyrimet e faturës së energjisë elektrike në pajtimtarët dhe familjarët në ish-zonën e Kënetës. Që prej disa kohësh, drejtuesit e elektrikut kanë filluar investimin për shtrirjen e rrjetit kabllor në këtë zonë, shtrirjen e rrjetit dhe të gjithë infrastrukturën e duhur deri te blerja e disa transformatorëve. Të gjitha këto investime janë kryer me shpenzimet dhe kontributin e vetë komunitetit. Ndërkaq, Korporata Elektroenergjetike parashikon gjithashtu që të përmirësojë edhe parametrat teknik të furnizimit me energji, por edhe të vjelë faturën. Kështu, në kabinën 127 në Kënetë është shtrirë rrjeti i ri, ndërsa të gjithë familjarët, që janë debitor ndaj KESH-it, nuk kanë përfituar instalimin deri në arkëtimin e shumës së detyruar për energjinë elektrike të shpenzuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›