Shkencë e ekzagjerua

16/03/2005 Majat e ajsbergëve polarë po zhduken. Rrymat detare mund të ndryshojnë drejtim shpejt. Vërtet? Ndoshta. Por marrja në shqyrtim e këtyre teorive apokaliptike po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkencëtarët skeptikë. Ndërkohë, publiku po lodhet së ushqyeri me këtë dietë frike
Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga aktiviteti njerëzor është një çështje e rëndësishme. Por a është ai me të vërtetë ashtu si e quan një senator i SHBA, “problemi më i rëndësishëm i Planetit?” A nuk janë konfliktet globalë dhe varfëria, sfida të së njëjtës shkallë? Po çfarë mund të thuhet për rritjen e popullatës, ndryshimet demografike dhe fatkeqësi natyrore më të zakonshme?
Përveç përmbytjeve dhe stuhive normale, skenarë të tjerë më dramatikë – si për shembull ndryshim i Rrymës së oqeanit që do të shkaktonte një rënie të temperaturave në pjesën më të madhe të Evropës apo shkrirje e shpejtë e akujve të Groenlandës – po i shtohen imazhit të fatkeqësisë që po afrohet. Pati madje edhe spekulime publike, për t’ia veshur Tsunamin e Azisë aktivitetit njerëzor.
Teoritë e ngrohjes globale i kanë lënë shumë pas laboratorët. Tani ato janë ushqimi i preferuar i Hollywood. Kanë ikur ato kohëra kur shkencëtarët e klimës kënaqeshin, duke u ulur në kullat e fildishta, të mbushur me superkompjutera, duke përtypur shifra. Sot, fusha e tyre ka më shumë gjasa të ofrojë materiale për trillera, dhe ata vetë kanë marrë përsipër rolin kryesor. Kjo çështje është futur kaq shumë në qendër të polemikave dhe parashikimet janë bërë kaq spektakolare, saqë nuk janë më thjesht material për lajmet në media. Dhe profesionistët, që e nxjerrin bukën e përditshme, duke vënë në skenë apokalipsin, janë turrur. Vitin e kaluar, regjisori Roland Emerih shfaqi një kolaps të klimës globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor në filmin e tij “E Pasnesërmja”. Në janar, romani, mbi të cilin bazohet filmi, “Gjendja e Frikës”, i autorit Michael Crichton, mbushi libraritë në Evropë, gjashtë muaj pasi ishte botuar në anglisht.
Trilleri i Crichton merret me konfliktin e dhunshëm mes realistëve mendjekthjellët dhe idealistëve radikalë, kur vjen puna te klima. Arma e idealistëve është frika e organizuar e një ndryshimi të menjëhershëm të klimës, dhe ata interpretojnë çdo ngjarje jo të zakonshme si një shenjë të ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzit. Konsulentët e PR u japin këtë këshillë grupeve ambientaliste: “Ju duhet të strukturoni informacionin tuaj në mënyrë të tillë që ai të jetë gjithnjë i vërtetuar, pavarësisht nga moti që kemi momentalisht”. Realistët, që pretendojnë se ka pak shenja që tregojnë se ekstremet meteorologjikë shkaktohen nga aktiviteti i njeriut, po luftojnë një betejë të humbur. Faktet e tyre të thatë shkencorë nuk kanë asnjë shans të mposhtin skenarët e tmerrshëm të pikturuar me Technicolor nga idealistët e klimës.
Filmi dhe romani janë të ngjashëm në disa drejtime. Ndërkohë që katastrofa kanosëse në filmin e Emerih është klimaterike, Crichton paralajmëron një kolaps ekonomik në romanin e tij. Megjithatë, në të dy rastet, fajtorë janë gazet e efektit serë, të prodhuar nga qeniet njerëzore. Në film, janë vetë këto nxjerrje që shkaktojnë fatkeqësinë, ndërkohë që romani flet për efektet që shkakton frika nga një katastrofë klimaterike, që është duke u afruar. Në librin e Crichton, idealistët janë kaq të obsesionuar nga misioni i tyre, saqë në një përpjekje të momentit të fundit për të shkundur opinionin publik, ata nxisin katastrofën që po vetë e kishin parashikuar.
Në kërkim të vëmendjes
Pavarësisht ndonjë trillimi plot art të fakteve, Crichton ka ofruar një paraqitje të përpiktë të dinamikës së komunikimit ndërmjet komunitetit shkencor, organizatave ambientaliste, qeverisë dhe shoqërisë civile. Komuniteti shkencor përballet në fakt me një problem të vërtetë, kur vjen fjala te të kuptuarit nga ana e publikut të ndryshimit të klimës. Kërkimet shkencore po përballen me një krizë, sepse të dhënat publike po i mbivlerësojnë shumë problemet, për të përftuar vëmendje në një treg lajmesh shumë konkurrent.

Sot, shumë pak njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të interesuar për Efektin Serë. Në fund të viteve tetëdhjetë dhe fillim të viteve nëntëdhjetë, ishte ndryshe. Pati thatësirë të madhe në 1988 dhe më pas, përmbytjet në Misisipi – të dy këto ngjarje duhej të kishin shërbyer si thirrje për të zgjuar publikun në lidhje me ndryshimin e klimës. Por nuk arriti të materializohet në SHBA, dhe interesi për këtë temë ra shpejt. Sipas një sondazhi të CBS, në mars 2003, problemet e ambientit nuk përfshiheshin më në gjashtë pikat më të nxehta. Edhe mes problemeve ambientaliste, çështja e ndryshimit të klimës renditej e shtata. Ndonëse në Evropë opinioni publik ka ndjekur një kurs paksa të ndryshëm, sa mund të zgjasë kjo?
Katastrofa është interesante. Analiza e kthjellët, e mërzitshme
Ashtu si protagonistët e trillerit të Crichton në përgjithësi besohet që, me qëllim që të mbahet publiku i fokusuar mbi çështjen e katastrofës klimaterike, kjo duhet të paraqitet në një mënyrë tërheqëse. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, teksa Gjermania po goditej nga stuhi të fuqishme ere, media në vend raportonte se ato po bëheshin gjithnjë e më të këqija. Që atëherë, stuhitë e kësaj përmase janë bërë gjithnjë e më pak të zakonshme në Evropën veriore, një fakt ky që sot injorohet nga media. Ata kanë injoruar gjithashtu faktin që ndryshimet në trysninë barometrike të matur në Stokholm që nga koha e Napoleonit nuk tregojnë ndryshim sistematik në shpeshtësinë dhe fuqinë e stuhive. Në vend të kësaj, mediat janë mbushur sot me histori valësh nxehtësie dhe përmbytjesh. Ashtu si personazhet në romanin e Crichton që nxisin frikë në publik, media tani pretendon se të gjithë rastet e ngjarjeve ekstreme po bëhen më të shpeshta. Sipas kësaj logjike, një thatësirë në shtetin gjerman të Brandenburgut shkon fare mirë me një përmbytje katastrofike në Lumin Oder, dhe të dy ngjarjet nuk bien ndesh me njëra-tjetrën.
Përveç përmbytjeve dhe stuhive normale, skenarë të tjerë më dramatikë – si për shembull ndryshim i rrymës së oqeanit që do të shkaktonte një rënie të temperaturave në pjesën më të madhe të Evropës apo shkrirje e shpejtë e akujve të Groenlandës – po i shtohen imazhit të fatkeqësisë që po afrohet. Pati madje edhe spekulime publike, për t’ia veshur Tsunamin e Azisë aktivitetit njerëzor.
Vëmendja e publikut nuk do të mbetet e përqëndruar në këto çështje për një kohë të gjatë. Shpejt njerëzit do të mësohen me këto paralajmërime klimaterike dhe do t’i kthehen çështjeve të përditshme: papunësia, armiqësia transatlantike, hyrja e Turqisë në BE, apo martesa e Princit Karl me Kamilën. Për shkak të intervaleve tanë të shkurtër të vëmendjes, ne do të shohim se si profetët e Ditës së Fundit përshkruajnë rreziqet e ndryshimit të klimës në detaje edhe më tmerrues. Mund të imagjinohen që tani imazhet e ardhshëm të horrorit: një thyerje e akullit në Antarktidë, që do të shkaktojë rritje dramatike të nivelit të deteve, dhe, pas disa dekadash lëshimi dioksidi karboni, një rritje e menjëhershme e temperaturës, e cila do ta bënte atmosferën e Tokës po aq të papajtueshme me jetën njerëzore, sa edhe atë të Afërditës. A munden këto parashikime të konkurrojnë me imazhe që tashmë na i kanë ofruar regjisorë si Emerih?
Çmimi i provokimit të kësaj frike është i lartë, sepse është një praktikë që sakrifikon parimin e çmuar të maturisë. Një burim i pamjaftueshëm po konsumohet pa u rinovuar përmes praktikës së dhënies së shembujve pozitivë. Po çfarë mendojnë vetë shkencëtarët e klimës në lidhje me këtë çështje, dhe si ndërveprojnë ata me median dhe publikun.
A ka konsensus shkencor?
Deklaratat publike, të bëra nga shkencëtarë të njohur, krijojnë përshtypjen që problemet kryesore shkencore në lidhje me klimën janë zgjidhur. Ata pretendojnë se komuniteti shkencor i ka përcaktuar tashmë kushtet për të ndërmarrë veprime të koordinuara. Në këtë rast, veprim i koordinuar do të thotë reduktim sa më shumë që të jetë e mundur i gazeve të efektit serë.
Kjo është një pikëpamje që, në të vërtetë, nuk korrespondon me situatën në komunitetin shkencor. Kjo sepse një numër domethënës klimatologësh janë të bindur se problemet janë zgjidhur. Për shembull, vitin e kaluar, një vëzhgim me klimatologë nga e gjithë bota, zbuluan se një e katërta e të pyueturve ende vënë në dyshim që është aktiviteti njerëzor që ka shkaktuar ndryshimet e klimës.
Por pjesa më e madhe e shkencëtarëve besojnë se një ndryshim në klimën globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor është duke ndodhur tashmë, dhe në të ardhmen ai do të përshpejtohet dhe bëhet më i dukshëm. Kjo do të shoqërohet nga temperatura më të larta dhe nivel më të lartë të deteve. Shkencëtarët parashikojnë që në një të ardhme më të largët, domethënë pas afro 100 vjetësh, një rritje në nivelin e gazrave të efektit serë në atmosferën e Tokës do të shkaktojë precipitim të mëtejshëm të ngjarjeve në hemisferën veriore; disa rajone mund të përjetojnë stuhi të fuqishme, të tjerë më të dobëta.
Por ka gjithnjë shkencëtarë për të cilët, këta skenarë nuk janë aq dramatikë sa duhet. Për këtë arsye, ata janë duke bërë lidhje mes ngjarjeve ekstreme të sotme të motit dhe aktivitetit njerëzor. Natyrisht, ata përpiqen të flasin kudjesshëm kur heqin këto paralele. Kur pyeten për shembull: “A janë nivelet e ujit në lumin Elb, uraganët në Florida dhe dimri i butë i këtij viti shenja të një katastrofe klimaterike”, ata përgjigjen se, ndërkohë që kjo nuk është provuar shkencërisht, shumë besojnë se kështu është. Asnjë prej këtyre deklarimeve nuk është i pasaktë, por kur kombinohen ato çojnë në konkluzionin që natyrisht, këto ngjarje janë prova katastrofe klimaterike, një sqarim ky kaq i sinqertë, sa që askush nuk del vullnetar për ta bërë.
Zgjidh gjithmonë shifrat më dramatike
Modeli është gjithmonë i njëjti. Domethënia e ngjarjeve të veçanta kthehet në material për mediat që më pas e dramatizojnë me zgjuarsi. Kur diskutohet panorama e të ardhmes, skenari që parashikon nivelin më të lartë të lëshimit të gazrave të efektit serë përzgjidhet gjithmonë mes gjithë skenarëve të tjerë. Ata skenarë që parashikojnë lëshime në nivele të ulët as që nuk përmenden.
Kush përfiton nga kjo? Supozohet që frika detyron njerëzit të veprojnë, por ne harrojmë që ajo gjithashtu prodhon një reagim jetëshkurtër. Ndryshimi i klimës, nga ana tjetër, kërkon një përgjigje afatgjatë. Impakti mbi publikun mund të jetë më i mirë në një periudhë afatshkurtër. Por për të garantuar që i gjithë sistemi do të vazhdojë të funksionojë në periudhë afatgjatë, çdo pretendim i ri në lidhje me të ardhmen e klimës sonë duhet të jetë pakëz më dramatik se i mëparshmi. Eshtë e vështirë të tërheqësh vëmendjen e publikut nga zhdukja e specieve, shkaktuar nga ndryshimi i klimës, pas lajmeve për valët apokaliptike të nxehtësisë. I vetmi lajm, që mund të heqë vëmendjen nga këto lajme, do të ishte, për shembull, ndryshimi i drejtimit të rrymës oqeanike.
E gjithë kjo shkakton një spirale ekzagjerimi. Çdo hap i vetëm në këtë proces mund të duket i padëmshëm, por në tërësi, njohuritë që i transmetohen publikut në lidhje me klimën, luhatjet klimaterike, ndryshimet dhe efektet e klimës janë të shtrembëruara.
Fatkeqësisht, mekanizmat korrigjues të shkencës po dështojnë. Dramatizimi, në një shkallë të vogël, në komunitetin shkencor konsiderohet i pranueshëm, ndërkohë që korrigjimi i ekzagjerimeve konsiderohet i rrezikshëm, sepse është i pavend politikisht. Kjo do të thotë që dyshimet nuk shprehen me zë në publik. Në vend të kësaj, komuniteti shkencor krijon përshtypjen se përforcimet shkencore të ndryshimi të klimës janë solide dhe kërkojnë vetëm disa përshtatje të vogla.
Shkenca humbet objektivitetin
Vetëcensurimi në mendjet e shkencëtarëve çon më së fundi drejt një shurdhimi ndaj studimeve të reja dhe befasuese që konkurrojnë, apo edhe kundërshtojnë modelet shpjegues tradicionalë. Shkenca po degjeneron në një ofiçinë pretendimesh konvencionale, dhe politikisht me vend. Jo vetëm që shkenca bëhet e pafuqishme; ajo humbet njëkohësisht aftësinë për të informuar objektivisht publikun.
Një shembull i këtij fenomeni është debati në lidhje me “shkopin e hokeit”, një kurbë temperature që thuhet se përfaqëson zhvillimet në 1000 vitet e fundit. Ajo e merr emrin nga forma që ka, si shkop hokei. Në 2001, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës, një panel shkencëtarësh në OKB, institucionalizoi me shpejtësi kurbën e shkopit të hokeit si një simbol të ndryshimit të klimës, shkaktuar nga njeriu. Pjesa në ngjitje e kurbës, pas një periudhe të gjatë të qëndrueshme, përfaqëson ndikimin njerëzor.
Në një artikull publikuar në revistën Shkenca në tetor 2004, u demonstrua se metodologjia e hartimit të kësaj kurbe është e metë. Komuniteti i klimatologëve nuk iu përgjigj artikullit, por nisi të deklarojë sa andej-këndej se kauza shumë e vlefshme e mbrojtjes së klimës ishte cënuar.
Të tjerë shkencëtarë janë zhytur në një formë fanatizmi që të kujton epokën e McCarthyt. Në mendjet e tyre, kriticizmi i metodologjisë nuk është asgjë veç produkt monstruoz i “organizmave konservatorë dhe fushatave të keqinformimit nga lobet e naftës dhe qymyrit”. Ata besojnë se është detyras e tyre t’i ekspozojnë këta. Ata mendojnë se dramatizimi i ndryshimit të klimës është i nevojshëm për edukimin e publikut.
Parimet që udhëheqin degë të tjera të shkencës duhet të jenë të zbatueshëm edhe për klimën: mospërputhjet e mendimeve sjellin zhvillim dhe ndryshimet në opinion nuk janë çështje që duhen mbajtur të fshehta. Të bësh të heshtin këto kundërshti për përfitime të kauzave me vlerë politike do të thotë të reduktosh kredibilitetin, sepse publiku është shumë më i mirinformuar nga sa pranohet përgjithësisht. Në një periudhë afatgjatë, këto dramatizime të ekzagjeruara shkaktojnë saktësisht të kundërtën e asaj që synojnë. Nëse ndodh kjo, si shkenca ashtu edhe shoqëria do të kenë humbur një shans.
Skenarë horror
Vëmendja e publikut nuk do të mbetet e përqëndruar në këto çështje për një kohë të gjatë. Shpejt njerëzit do të mësohen me këto paralajmërime klimaterike dhe do t’i kthehen çështjeve të përditshme: papunësia, armiqësia transatlantike, hyrja e Turqisë në BE, apo martesa e Princit Karl me Kamilën. Për shkak të intervaleve tanë të shkurtër të vëmendjes, ne do të shohim se si profetët e Ditës së Fundit përshkruajnë rreziqet e ndryshimit të klimës në detaje edhe më tmerrues. Mund të imagjinohen që tani imazhet e ardhshëm të horrorit: një thyerje e akullit në Antarktidë, që do të shkaktojë rritje dramatike të nivelit të deteve, dhe, pas disa dekadash, lëshimi dioksidi karboni, një rritje e menjëhershme e temperaturës, e cila do ta bënte atmosferën e Tokës po aq të papajtueshme me jetën njerëzore, sa edhe atë të Afërditës. A munden këto parashikime të konkurrojnë me imazhe që tashmë na i kanë ofruar regjisorë si Emerih?
Hans von Storch, 55 vjeç, është Drejtor i Institutit GKSS për Kërkime Bregdetare në Geesthacht, Gjermani, që bën kërkime ujore dhe klimaterike në zonat bregdetare. Së bashku me Nico Stehr, 62 vjeç, sociolog i Universitetit Zeppelin në Friedrichshafen, Gjermani, ai prej kohësh studion sjelljen e publikut në lidhje me ndryshimin e klimës.