Kur Xhili thotë “kapeni hajdutin”…
16/03/2005 “Nuk e kam vjedhur botimin e “Korbit”, ky ka qenë reagimi i botuesit Nexhati Tafa, pasi është akuzuar se shtëpia e tij botuese “Vëllezërit Tafa”, ka hedhur në treg librin për fëmijë “Pipi çorapegjata” pa të drejtë autori. Edhe përkthyesi Virgjil Muçi, i cili ka ekskluzivitetin për pesë vite të këtij botimi nga agjencia e Astrid Lindgrenit, që quhet “Saltkrakan AB/ Astrid Lindgren”, është shprehur dje për “Metropol” se vjedhja ndaj këtij botimi është bërë dhe shtëpia botuese e librit shkollor. Nëse dy shtëpitë botuese të akuzuara për pirateri nuk tërheqin botimet e tyre, shtëpia botuese “Korbi” ka deklaruar se do të përfundojnë në proces gjyqësor. Por kundrejt kësaj akuze, botuesi Nexhati Tafa nuk ka ndërmend tërheqjen, duke u shprehur se, botimi është konform rregullave ligjore të të drejtës së autorit, dhe nuk ka lidhje me botimin e përkthyesit Virgjil Muçi. Për këto dy raste ka reaguar edhe Shoqata e Botuesve, ku kryetari i saj, Fatmir Toçi, ka deklaruar se është në dijeni të kësaj piraterie dhe së shpejti do të bëjnë publike listën e botuesve që tregtojnë librat pa të drejtë autori. Masa nuk do të jetë ligjore. Toçi thotë se këta botues, absolutisht, do të përjashtohen nga panairet e librit.
Ditën e Verës, Virgjil Muçi, në një mënyrë skandaloze ka shpallur në mënyrë publike se, ne, pra botimet “Vëllezërit Tafa”, paskemi vjedhur të drejtat e librit “Pipi çorapegjate” të shtëpisë botuese “Korbi”. Mua më duhet të sqaroj paraprakisht se, kjo shtëpi botuese e ka vjedhur këtë libër nga ndërmarrja botuese “Naim Frashëri”. Vërtet atë e ka përkthyer Virgjil Muçi, (pavarësisht se me çfarë niveli), por ai është paguar për këtë përkthim, e ka shitur përkthimin e tij. Botuesi “Korbi” (që boton vetëm me paratë e fondacioneve dhe sponsorizimeve), ka grabitur një pronë të një shtëpie botuese shtetërore që ende ekziston tani, pavarësisht se kush është përkthyesi i kësaj vepre. (E theksojmë se ai është paguar sipas ligjeve të kohës). Këtë të drejtë botimi, “Korbi” sipas shënimit në veprën që ka piratuar, e ka marrë në vitin 2002. Ne, jo “Pipin...” e përkthyer nga Virgjil Muçi, por një trajtim në formë përralle të ilustruar të tij e kemi botuar në vitin 1999 dhe kemi marrëdhëniet tona me botuesin që e ka përshtatur në zhanrin e përrallës. Në të nuk ka asnjë gërmë të Virgjil Muçit.
Ndoshta, Xhili nuk e di se librin e shtëpisë botuese “Naim Frashëri” të përkthyer prej tij, e kanë botuar botues të tjerë, por jo ne. Do të ishte fyese dhe do të ulte prestigjin e shtëpisë tonë botuese po të pranonim të botonim vepra në nivelin e përkthimeve të rëndomta të Xhilit. Xhili thërret: "Kapeni hajdutin" si në atë thënien e vjetër popullore.
Përse ”Korbi” sulet mbi botimet "Vëllezërit Tafa”
Ka një fabul, autorësia e së cilës është gati e përbotshme, të cilën e mësojmë sapo fillojmë dhe ngrihemi në këmbë; kjo është fabula e ujkut dhe qengjit. Xhil Muçi, nga korb na u shndërrua në ujk dhe meqë ka edhe pozicionin e një këshilltari të Kryeministrit, i është ngritur mendja të gëlltisë botimet "Vëllezërit Tafa”. Dhe kështu, si në fabul, të vendosur në dekore moderne e ku vërtiteshin sipas shtypit rreth pesëqind apo gjashtëqind mijë spektatorë, doli nga godina e Kryeministrisë dhe u vërsul mbi stendat e botimeve "Vëllezërit Tafa", sepse ne, as më shumë dhe as më pak, e paskemi vjedhur “Korbin”. Në atë kohë, unë nuk gjendesha në panair dhe kur dikush ma tha këtë gjë në telefon, unë shtanga. Çfarë i paskemi vjedhur “Korbit”, thashë me vete… Sipas “Korbit”, ne i paskemi vjedhur “Pipi çorapegjatën”. Unë qesha.
E vërteta është se me një variant të përshtatur për moshat parashkollore të "Pipi Çorapegjatës", nisin botimet "Vëllezërit Tafa". Ne e kemi botuar atë në vitin 1999. Kjo nuk është novela që ka përkthyer Virgjil Muçi. Në praktikën e sotme të botimeve për fëmijë, është e njohur dhe e domosdoshme përshtatja e veprave sipas grupmoshave fëminore. (Ne i kemi akoma të arshivuara disa kopje të këtij botimi). Nëse do të kishte ndonjë problem, ky problem duhej të ishte me shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe jo me “Korbin”. Virgjil Muçi ka përkthyer novelën e Astrid Lindgrenit, por, sigurisht që është paguar, pra e ka shitur përkthimin e tij në formën e honorareve apo të pagës në këtë ndërmarrje shtetërore. Unë kam shkruar skenarët e gati njëzet filmave artistikë dhe dyzet filmave dokumentarë në Kinostudion e atëhershme, dhe ato nuk janë më pronë e imja. Janë tjetër gjë të drejtat e autorit apo të përkthyesit dhe tjetër gjë pronësia. Gjithsesi, kjo nuk është çështje e imja; është e shtëpisë botuese “Naim Frashëri”.
Natyrisht, as më habit fare kjo përbindëshsi. Fatkeqësia jote, e presidentes së “Korbit” dhe të gjithë atyre klaneve rreth teje dhe jashtë teje, është se jeni përmendur vonë për t’i goditur botimet "Vëllezërit Tafa”. Eshtë shumë vonë… Botimet "Vëllezërit Tafa” janë një realitet sfidues në fushën e botimeve shqiptare dhe posaçërisht në fushën e botimeve për fëmijë. Ne jemi ende në çastin e shtrimit të themeleve të diçkaje të madhe, të shenjtë, të paster. Zilia ju bën të verbër që në këtë çast themelesh, sepse ju dhe të tjerët qark teje e ndjeni se ne po hedhim themelet e godinës së mrekullive fëminore. Asgjë nuk e kemi mbështetur në paratë e fondacioneve ku bredh Virgjil Muçi; dalim me çmimin më të lirë të mundshëm në treg dhe sjellim cilësinë më të lartë artistike. As ti dhe askush tjetër, me apo pushtet, nuk ka se çfarë të na bëjë. Ne do të ngrejmë për fëmijët shqiptarë një mrekulli të përrallave dhe të legjendave të të gjithë botës. Ajo që ne kemi në mendje është më shumë se tronditëse, është më shumë dhe më e mrekullueshme sesa botët e "Disneit". Mos u lodh kot, se askush nuk mund të na e marrë këtë… Ajo është në mendjen tonë.
Natyrisht, as mos e ço ndërmend se ne do t’i tërheqim nga libraritë botimet tona, sepse nuk të kemi vjedhur asgjë.
Ti na ke fyer pa të drejtë dhe, nëse nuk na kërkon ndjesë, ne do të ndjekim të gjitha udhët ligjore për të vënë në vend dinjitetin tonë të paprekshëm nga askush, jo më një këshilltar Kryeministri.