Bekenbauer: Shalke, favorite për titull
16/03/2005 Pas humbjes së Bajernit të Mynihut përballë rivalëve kryesorë për titull, Shalkes, presidenti i bavarezëve, Franc Bekenbauer, i shikon këta të fundit, favoritë për “kurorën” e sivjetshme të Bundesligës. “Tani nuk kemi shumë gjëra në dorë. Nuk duhet të humbasim më asnjë pikë dhe na duhet të shpresojmë që Shalke të dështojë në ndonjë prej ndeshjeve të ardhshme” – shprehet Bekenbauer.
Sipas Kaizerit gjerman, “ thembra e Akilit” për Bajernin qëndron pikërisht në ndeshjet në transfertë. “Nëse do t’iu referohemi statistikave, ne mund të kemi një bilanc të suksesshëm, por nuk jemi paraqitur si skuadër e një klasi të lartë” – shton presidenti bavarez. Sipas kalendarit, Bajerni ka në program edhe pesë ndeshje në transfertë dhe gjashtë në shtëpinë e tij. Ndërkohë, edhe eksperti i njohur i Bundesligës, Udo Latek, duket të jetë i të njëjtit mendim me Bekenbauerin. “Bajerni në transfertë ka treguar se mund të thyhet shumë shpejt” – pohon Latek. Për sa i përket lojtarëve të rinj që mund të vijnë sezonin tjetër te bavarezët, ku aktualisht sytë janë përqendruar te mbrojtësi i Verder Bremenit, Valerin Ismael, Bekenbauer shprehet: “Çështja qëndron e gjitha, se si do të veprojë Robert Kovaçi. Nëse ai vendos të largohet, atëherë neve, natyrisht që na duhen përforcime në mbrojtje. Ismael është një mbrojtës i shkëlqyer. Ai ngjason shumë me Lusion dhe mund të kombinoheshin mjaft mirë në mbrojtjen tonë” – shton Kaizeri. Siç është bërë e ditur, Robert Kovaçi, ka një ofertë nga italianët e Juventusit dhe mendon largimin, ndërkohë që francezi i Verderit, Ismael, është shprehur se për të do të ishte një ëndërr, nëse do të mundtte të luante për Bajernin e Mynihut.