Ançeloti: “Terri është kapiten ideal”
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër - Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, nuk ndikohet nga vendimi i trajnerit të përfaqësueses së Anglisë, Fabio Kapelo, sa i përket çështjes së Xhon Territ për të qenë kapiten. Kapelo ia mori shiritin e kapitenit të Anglisë mbrojtësit të bluve, si pasojë e problemeve në jetën personale të lojtarit, mirëpo Ançeloti është i vendosur që Terri të vazhdojë të udhëheqë Çelsin. “Terri është një lider me kualitet të lartë, prandaj këto gjëra (çështjet personale) nuk më takojnë mua që ti kem parasysh. - Ai është kapiteni ideal për këtë skuadër. Ai është rritur këtu dhe ka një histori këtu, dhe ai po tregohet i suksesshëm”, ka thënë Ançeloti për Sky Sport Italia.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2010