Fini: “Mbështetje për liberalizimin e vizave”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Xhanfranko Fini, vlerësoi bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë dhe premtoi mbështetje të vendit të tij për liberalizimin e vizave. Gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha, Fini u shpreh se Italia mbështet edhe bashkëpunimin në fushën e energjisë. Po ashtu, Fini premtoi bashkëpunim në fushën e sigurisë, rendit dhe gjyqësorit.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2010