E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: “Pranojmë emigrantë vetëm vajzat e bukura”

Autori i Lajmit: Redaksia
Pranojmë si emigrante vetëm vajza të bukura. Kjo është batuta e radhës e lëshuar nga kryeministri italian, Silvio Berluskoni. “Ne duam një përjashtim, mund të lejohen nëse janë vajza të bukura”, - tha Berluskoni. Komenti i tij u bë pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha se për sa kohë që ai të jetë në qeveri do të vazhdojë moratoriumi i skafeve. “Ne vendosëm moratoriumin kundër skafeve dhe i thashë z. Berluskoni se gjatë gjithë kohës që unë do të jem në qeveri ky Moratorium do të jetë në fuqi. Unë nuk dua që shqiptarët të vdesin në Otranto dhe nuk dua që të ketë fluks emigrantësh në Itali. Ky Moratorium ka dhënë rezultate shumë të mira. Edhe ligji i Antimafies është i standardeve më të mira. Kemi një bashkëpunim model sa i përket luftës kundër kriminalitetit dhe trafiqeve”, - tha Berisha.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›