E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horge Lorenco pëson frakturë, jo në teste

MotoGP

Horge Lorenco, piloti i Jamahas, e ka filluar sezonin e ri në MotoGP në mënyrën më të keqe. Shoku i skuadrës së Valentino Rosit dhe njëkohësisht nënkampion i botës, iu nënshtrua një operacioni në dorën e djathtë, pas një dëmtimi në stërvitje. Ndërhyrja kirurgjikale do të bëjë që talenti spanjoll të mungojë në testet që do të zhvillohen në Malajzi, në cirkuitin e Sepangut, nga 24 deri më 26 shkurt. Të enjten Lorenco po stërvitej me motorin e krosit, pranë pistës së Montmelos: ai humbi kontrollin në një kthesë relativisht të ngadaltë, ndërsa po udhëtonte me 30 km/h dhe gjatë rënies u dëmtua në dorë. Piloti i Jamahas zyrtare u transportua me urgjencë në spitalin “Capio General de Catalunya” dhe pas ekzaminimeve u konfirmua fraktura në gishtin e mesit dhe shembja në gishtin e madh të dorës. Lorenco pritet të jetë gati për testin e fundit përpara kampionatit, në mars në Katar.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›