E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohen Gigs dhe Ashli Kol, buzëqeshin Milan dhe Inter

Champions
Mbrojtësi i çelsit rrezikon të humbasë edhe Kupën e Botës 2010

Milani dhe Interi kanë marrë dy dhurata në prag të sfidave në Ligën e Kampioneve. Pas ndeshjeve të mesjavës në Premiership, Mançester Junajtid dhe çelsi kanë humbur dy lojtarë shumë të rëndësishëm, si Rajan Gigs dhe Ashli Kol. Mesfushori i “Djajve të Kuq” ka pësuar frakturë në krahun e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një muaj. Uellsiani nuk do të luajë të martën kundër kuqezinjtë në “San Siro”, por sipas të gjitha gjasave, ai do të rikuperohet për takimin e kthimit më 10 mars. Ndërkohë, mbrojtësi i çelsit dhe i përfaqësueses angleze është dëmtuar rëndë në kaviljen e majtë dhe sipas stafit mjekësor të klubit, ai nuk do të luajë për të paktën 3 muaj. Blutë përballen me Interin më 24 shkurt, për ndeshjen e parë në turin e 1/8-ve. Një lajm i keq edhe për Fabio Kapelon, pasi Kol rrezikon seriozisht që të humbasë edhe Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut. Kjo do ta detyrojë trajnerin e “Tre Luanëve” të grumbullojë Uejn Brixh, në një kohë kur skandali “Terri-gate” është ende “i nxehtë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›