Erikson, në Botëror me Nigerinë ose Korenë e Veriut
Pjesëmarrja
Ndryshuan pronarët, suedezi dha dorëheqjen nga posti si drejtues
Sven Goran Erikson lë detyrën si drejtues i Nots Kauntis, futbollit në klub. Erikson ishte i lidhur me Nots Kauntin nga një kontratë, e cila do të kishte skaduar pas 4 vitesh. Bashkëpunimi mes drejtuesve të klubit është ndërprerë pas ndryshimit të drejtuesve. Disa bashkëpronarë kanë blerë mazhorancën e aksioneve të Nots Kauntit, e përveç Eriksonit do të largohen edhe Peter Trembling e Geri Tunsend, që ishin presidenti ekzekutiv dhe drejtori i përgjithshëm. Janë të paktën dy federatat që interesohen për Sven Goran Erikson për kupën e ardhshme të botës, tani që suedezi është dorëhequr nga posti i drejtorit të përgjithshëm. Sikurse ka bërë të ditur “Daily Mirror”, ish-trajneri i Anglisë është në shënjestrën e Koresë së Veriut dhe Nigerisë, të gatshme t’i ofrojnë një kontratë, e cila mund të justifikojë pjesëmarrjen e tyre në Afrikën e Jugut. Federatat e këtyre dy vendeve besojnë se eksperienca e teknikut suedez do t’i ndihmojë që të regjistrojnë paraqitje të kënaqshme.
#