E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klivland, 13 fitore Spurs Ok në Denver

NBA

Klivland mposht me rezultatin 115-106 Orlando Mexhik dhe regjistrojnë fitoren e 13-të radhazi në këtë sezon. Kavaliers, skuadra më e mirë e NBA-së, dominon Divizionin Qendror të Konferencës së Lindjes me 43 fitore dhe vetëm 11 humbje. Ndërkohë Mexhik, kryesuesit e Divizionit Juglindor në Lindje, kanë pësuar humbjen e 18-të në 54 sfida. Orlando nuk arriti të frenonte LeBron Xhejms, i cili realizoi 32 pikë dhe regjistroi 8 pritje në tabelë dhe 13 asiste. Në takimin tjetër, San Antonio ka fituar 111-92 në parketin e Denverit dhe tashmë Spurs i afrohen Dallas Maveriks në Divizionin Veriperëndimor. Përveç rezultateve të dy sfidave nga NBA-ja vijnë edhe lajme të këqija për Kobi Brajant dhe Alen Ajverson. Brajant i dëmtuar dhe Ajverson që po i qëndron pranë djalit të sëmurë, nuk do të luajnë në “All Star Game”, ndeshje që do të zhvillohet të dielën në Dallas.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›