E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte, spektakli i finales së madhe. Kush do të fitojë?

Moza: Takimi im me Polin dhe shkaku i mungesës së tij në spektakël

Adela më ka zhgënjyer në shumë raste

Moza si ndihesh tani që dole nga
"Big Brother"?
Shumë e lumtur dhe është një
ndjesi shumë e veçantë që pata një
eksperiencë të tillë
A ndien se ka ndryshuar diçka me
ty, apo me botën përreth?
Tek unë jo, thjesht tani njerëzit
më njohin
A ishte "Big Brother" ashtu siç
e prisje?
Ishte shumë më bukur sesa e
mendoja unë
A ke derdhur ndonjëherë lot atje
brenda ?
Po.
Cili ka qenë komenti i familjarëve
të tu, për sjelljen tënde brenda
shtëpisë së "Big Brother"?
Anjeza si ndihesh?
Më kishte marrë malli për botën
time jashtë BB, për familjen time, miqtë
mi dhe gjërat e mia të përditshme.
Kam një ndjesi të mirë, e cila ndoshta
më vjen nga reagimet pozitive që
marr jo vetëm nga të afërmit e mi,
por edhe nga njerëz të thjeshtë që
takoj kudo.
Tani po e shoh vetë njohjen që të
jep kjo reality show.
Anjeza e "vogël", por me përvojën
e jetës mbi supe. A mendon se në atë
shtëpi kishte banorë apo banore,
pak të llastuar?
Nuk mund t‘i ndaj banorët e asaj
shtëpie në të llastuar ose jo. Kategoria
e ndarjes që mund të përdor është: të
vërtetë dhe të pavërtetë.
Kanë qenë shumë krenarë për
sjelljen time aty brenda.
Kur dole a e takove Polin?
Po u takuam.
U mërzite që ai nuk erdhi të të
priste në oborrin e shtëpisë?
Në fillim u mërzita pak, por pastaj
mendova që mund të kishte pasur një
arsye të fortë që nuk kishte ardhur.
Pse ai nuk erdhi, a e pyete?
Kishte arsyet e veta dhe unë e
kuptova
A beson te dashuria që lind brenda
"Big Brother"?
Absolutisht jo .Për mendimin tim,
është e gjitha lojë.
A mendon se Adelën e ke shoqe,
apo rivale ?
Besoj se e kam shoqe.
Për çfarë do të doje të kujtoheshe
në këtë lojë?
Për vërtetësinë time.
Po të them Arjoni, ti çfarë më thua?
Romancë.
Ke menduar ndonjëherë se ti e do
pak më shumë sesa të do ai?
Mendoj se pëlqehemi njësoj
Si ishte takimi mes jush pas
spektaklit, si takimi i një çifti apo
i dy njerëzve që po vazhdojnë të
njihen?
Të dyja bashkë, si takim i një çifti
dhe i dy njerëzve që do vazhdojnë
të njihen.
A është Arjoni tipi i mashkullit,
me të cilin mund të ishe fejuar?
Normalisht unë nuk krijoj modele
në mendjen time, të cilave duhet t‘ju
Do të kishe dashur që edhe ti
të kishe qenë e ftuar surprizë te
spektakli "E Diell" ashti si ndodhi
me Adelën?
Po shumë. Do isha gëzuar shumë.
përmbahem kur njoh dikë, apo kur
krijoj një miqësi të re. Sipas mendimit
tim, simpatia është e pakornizuar, ajo
mund të vijë edhe nga një veprim fare
i rëndomtë, nga një fjali e zgjuar apo
Të kanë akuzuar se ti ke vazhduar
të rrish në shtëpi, vetëm se je e bukur,
çfarë do të thoshe për këtë gjë?
E para, unë shkova deri në gjysmëfinale
dhe deri këtu arrita falë
vlerësimit të publikut. E dyta, kjo
akuzë është bërë më shumë nga ana
e Virusit, por që më vonë e kuptoi dhe
e pranoi që nuk kisha veç bukuri, por
dhe zgjuarsi.
Moza, cili ka qenë momenti më i
bukur brenda "Big Brother"?
Kam pasur tri momente të bukura
brenda shtëpisë. Momentin kur më
sollën motrën, letra dhe arushi që
më dërgoi Poli dhe organizimin që
më bëri Big-u për ditëlindjen time
Arjoni ka deklaruar se Adela dhe
Bjordi kanë bërë seks brenda shtëpinga
dy sy interesantë.
Anjeza, kush ishte lojtari më i
fortë këtë edicion?
Arjoni ishte një lojtar i fortë, kjo
ishte edhe një nga gjërat që më
tërhoqi tek ai. Gjithashtu, mund
të vlerësoj Qetsorin, i cili ka dhënë
maksimumin.
Kush luante pastër dhe kush
"pisët"?
Nuk më pëlqen të paragjykoj
askënd. Të gjithë kanë luajtur për
një qëllim, fitoren e një shume të
konsiderueshme të hollash që për
secilin nga ne nuk kanë vetëm vlerë
monetare, por edhe njerëzore. Secili
nga ne u përpoq ta fitonte këtë trofe,
për të ndryshuar diçka në jetët tona
dhe të afërmve tanë. Unë personasë,
ti çfarë do të komentoje për këtë
deklaratë? Ke parë gjë?
Nuk e kam idenë.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ti pate
një incident të vogël me Adin, po sot
çfarë mendon për atë ?
Ishte thjesht një keqkuptim të cilin
e sqaruam.
Kush ishte vajza më e bukur këtë
edicion në "Big Brother"?
Ha ha ha edhe në këtë rast po e
vlerësoj veten dhe po them që isha
unë më e bukura
Po djali më seksi?
Qetsori
A ke ndërmend ende, të merresh
me këngë, apo ke ndryshuar
mendim?
Po shumë, muzikën e kam pasion.

ADI
Gjërat pozitive - Gazmor
Gjërat negative - I pabesë
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Mbaji premtimet që jep"
PAVLINI
Gjërat pozitive - Person pozitiv
Gjërat negative - U fuste në disa
debate pa vend
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Më
vjen keq që dole herët nga shtëpia"
DRITANI
Gjërat pozitive -I heshtur
Gjërat negative - Shumë strikt, i
dukej vetja lider, kur në të vërtetë ka
qenë e kundërta
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Pse
kishe aq shumë urrejtje ndaj meje"
AGONI
Gjërat pozitive - Shumë kuller
Gjërat negative - Ndonjëherë e tejkalonte
me fjalët banale
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Më
mirë të kishe folur më shumë për veten sesa
për Che Gevarën"
BJORDI
Gjërat pozitive - I çiltër
Gjërat negative - Shumëëë fëmijnor
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Po
pse më ke nominuar more..... "
SORI
Gjërat pozitive - Njeri shumë i kompletuar)
Gjërat negative - Ngacmues
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Je më i miri"
ARJONI
Gjërat pozitive - Xhentil
Gjërat negative - Përdorte shumë
fjalën "zemër"
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
- Mos u mërzit që të kam nominuar
shpesh"
ANI
Gjërat pozitive - Shumë gazmor
Gjërat negative - Mistrec
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
- E ke pasur gabim që të jam dukur e
pasinqertë"
ARJANI
Gjërat pozitive - I komunikueshëm
Gjërat negative - I papëlqyer në
disa raste
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Mos ji aq i sigurt në vetvete"
ELTONI
Gjërat pozitive - Shumë i shoqërueshëm
Gjërat negative - Shumë thashethemexhi
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Ke
qenë i mirë"
BIKA
Gjërat pozitive - E drejtpërdrejtë
Gjërat negative - Kokëfortë
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Të
mirëpres në Gjakovë"
ADELA
Gjërat pozitive - E dashur
Gjërat negative - Shumë xheloze
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Më
ke zhgënjyer në shumë raste"
ZHULJETA
Gjërat pozitive - Shumë e dashur
Gjërat negative - Ndonjëherë e pakuptueshme
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Faleminderit që më ke qëndruar afër"
ERJOLA
Gjërat pozitive - Shumë punëtore
dhe inteligjente
Gjërat negative - E tepronte me të
folur ndonjëherë
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Më vjen keq që dole aq herët nga
shtëpia"
AIDA
Gjërat pozitive - Shumë e fortë
Gjërat negative - E zgjaste debatin
më shumë se ç‘duhej"
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Je
mike e mirë"
LIRITA
Gjërat pozitive - Pa komplekse
Gjërat negative - Merrej shumë
me fjalë
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Pse
më ke urryer aq shumë brenda"
MESIDA
Gjërat pozitive - E shoqërueshme
Gjërat negative - Gjumashe
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Do të më kishte pëlqyer të të kisha njohur
më shumë"
ANJEZA
Gjërat pozitive - E komunikueshme
Gjërat negative - Shumë serioze
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "U
njohëm shumë vonë bashkë"
JUNA
Gjërat pozitive - Kërcente bukur
Gjërat negative - I pëlqente vetja
shumë
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? Nuk
më ke lënë shije të mirë

Anjeza jashtë "Big Brother 2"

Më thoni Arjoni, ju them romancë

Anjeza si ndihesh?
Më kishte marrë malli për botën
time jashtë BB, për familjen time, miqtë
mi dhe gjërat e mia të përditshme.
Kam një ndjesi të mirë, e cila ndoshta
më vjen nga reagimet pozitive që
marr jo vetëm nga të afërmit e mi,
por edhe nga njerëz të thjeshtë që
takoj kudo.
Tani po e shoh vetë njohjen që të
jep kjo reality show.
Anjeza e "vogël", por me përvojën
e jetës mbi supe. A mendon se në atë
shtëpi kishte banorë apo banore,
pak të llastuar?
Nuk mund t‘i ndaj banorët e asaj
shtëpie në të llastuar ose jo. Kategoria
e ndarjes që mund të përdor është: të
vërtetë dhe të pavërtetë.
Për çfarë do të doje të kujtoheshe
në këtë lojë?
Për vërtetësinë time.
Po të them Arjoni, ti çfarë më thua?
Romancë.
Ke menduar ndonjëherë se ti e do
pak më shumë sesa të do ai?
Mendoj se pëlqehemi njësoj
Si ishte takimi mes jush pas
spektaklit, si takimi i një çifti apo
i dy njerëzve që po vazhdojnë të
njihen?
Të dyja bashkë, si takim i një çifti
dhe i dy njerëzve që do vazhdojnë
të njihen.
A është Arjoni tipi i mashkullit,
me të cilin mund të ishe fejuar?
Normalisht unë nuk krijoj modele
në mendjen time, të cilave duhet t‘ju
përmbahem kur njoh dikë, apo kur
krijoj një miqësi të re. Sipas mendimit
tim, simpatia është e pakornizuar, ajo
mund të vijë edhe nga një veprim fare
i rëndomtë, nga një fjali e zgjuar apo
shtëpinga
dy sy interesantë.
Anjeza, kush ishte lojtari më i
fortë këtë edicion?
Arjoni ishte një lojtar i fortë, kjo
ishte edhe një nga gjërat që më
tërhoqi tek ai. Gjithashtu, mund
të vlerësoj Qetsorin, i cili ka dhënë
maksimumin.
Kush luante pastër dhe kush
"pisët"?
Nuk më pëlqen të paragjykoj
askënd. Të gjithë kanë luajtur për
një qëllim, fitoren e një shume të
konsiderueshme të hollash që për
secilin nga ne nuk kanë vetëm vlerë
monetare, por edhe njerëzore. Secili
nga ne u përpoq ta fitonte këtë trofe,
për të ndryshuar diçka në jetët tona
dhe të afërmve tanë. Unë persona
lisht kërkoja të krijoja një jetë më
komode për mamanë time, e cila ka
sakrifikuar gjithë jetën e saj për të më
rritur mua dhe motrën time.
Tani që dole besoj ke mësuar që
Adela po përflitet shumë, po komenti
yt për këtë vajzë që e njohe nga
afër cili është?
Fakti që përflitet, nuk krijon asnjë
efekt tek unë. Brezi im e ka tejkaluar
këtë kompleks që vazhdon ende të
qarkullojë në shoqërinë shqiptare.
Shpresoj që Adela pas gjithë këtyre
javëve në "Big Brother" t‘i ketë kapërcyer
muret e ndrydhjes.
Po bota e spektaklit të tërheq?
Pa dyshim që po, për aq kohë sa
nuk ndikon në mbarëvajtjen e studimeve
të mia.

AIDA
Gjërat pozitive- Ambicia
Gjërat negative- Impulsiviteti
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Largoju mendimeve negative"
MOZA
Gjërat pozitive- E sinqertë
Gjërat negative- Nuk ka
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Tani
ka një mikeshë të mirë në Tiranë"
ADELAJDE
Gjërat pozitive- Guximi
Gjërat negative- Shtirja
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe ? "Sa
dëshirë kam të të njoh ashtu siç je në të vërtetë"
BIKA
Gjërat pozitive- E fortë
Gjërat negative- Nxitimi
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Të uroj fat në ëndrrën tënde për t‘u bërë
police"
LIRITA
Gjërat pozitive- E qetë
Gjërat negative- S‘e di
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Nuk e njoh shumë, s‘kam çfarë t‘i them"
JUNA
Gjërat pozitive- Inteligjente
Gjërat negative- Nuk ka
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Je
mikeshë shumë e mirë"
ADI
Gjërat pozitive- Sensi i humorit
Gjërat negative- Përfshirja në grupe
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Uroj të arrish qëllimin tënd"
QETSORI
Gjërat pozitive- Loja e bukur
Gjërat negative- Nuk ka
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Ta hapsha derën"
ARJONI
Gjërat pozitive- I vërtetë
Gjërat negative- Nuk ka
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Do të doja që të ishe ti fi tuesi i ‘Big Brother
Albania 2‘"
ANI
Gjërat pozitive- I drejtë
Gjërat negative- Rrëmujaxhi
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe?
"Shpresoj të më ftosh në dasmë"
BJORDI
Gjërat pozitive- Inteligjent
Gjërat negative- Pasiviteti në të cilin
ka rënë
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe ?
"Tregoju veten teleshikuesve"
DRITANI
Gjërat pozitive- Shpirti ushtarak
Gjërat negative- Intriga
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe ?
"Ende më vjen keq që më paragjykove"
TONI
Gjërat pozitive- I zgjuar
Gjërat negative- Nuk ka
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe? "Më
pëlqen mënyra sesi debaton"
ARJANI
Gjërat pozitive- Përvoja e jetës
Gjërat negative- I grindur
Po ta kishe përballë çfarë do t‘i thoshe ? "A
do luajmë bashkë tenis"

Emocionet e nënave që hynë në "Big Brother"

Sanija (nëna e Adelës)

Si e pritët surprizën për t‘u futur në
shtëpinë e BB?
Të them të drejtën ishte gjëja më e
bukur dhe më e lumtur, pasi takova vajzën, por
ishte shumë emocionuese dhe shumë e vështirë.
I kishte të dyja brenda. Kur takova Adelën
thashë se do vdisja në atë moment, zemra më
rrihte fort, u bllokova komplet. M‘u duk vetja
sikur nuk isha në realitet.
Keni qëndruar më e heshtura nga të gjitha
aty brenda …
Në të vërtetë unë jam vetë pak e heshtur
edhe në jetën e përditshme, por ajo që më
bënte të isha edhe më e heshtur ishte fakti që
e gjithë bota na vëzhgonte e na shikonte.
Çuat në finale Bjordin. Përse?
Ishte e kuptueshme që unë do çoja në finale
Bjordin, sepse ata ishin shumë të afërt me njëritjetrin
dhe nëse unë nuk do çoja Bjordin aty do
ulja veten time dhe vajzën time.
Si t‘u dukën brenda Adela e Bjordi?
Si dy zogj. Bjordi ishte djalë i mirë, i edukuar,
i mençur dhe më ka respektuar shumë. Unë
nuk i afrohesha aq shumë, sepse atij i vinte
shumë turp. Djalë shumë i mirë.
Cilën nga mamatë do të nxirrnit jashtë
shtëpisë?
Do ta nxirrja jashtë shtëpisë Antonetën,
sepse u tregua pak mendjemadhe me rrobat
dhe me atë sjelljen e saj që mua m‘u duk pak e
tepruar, ndoshta ngaqë kam tip tjetër.

Vezire (nëna e Sorit)

Si e pritët surprizën për t‘u futur
në BB?
Surprizën e prita me shumë
emocion. Ishte kënaqësi dhe krenari jo
vetëm për mua, por për të gjitha. Ishte e
pabesueshme dhe na dukej se ishte një
lojë derisa u futëm brenda.
Si e kaluat gjatë atyre ditëve?
E kalova shkëlqyeshëm. Banorët m‘u
dukën të mrekullueshëm, që të gjithë.
Edhe djali im ishte i njëjtë me të tyre. Nuk
bënte dallim mes banorëve.
Me cilën u ndjetë më mirë?
U ndjeva mirë me të gjitha, por gjuhën
e përbashkët e gjeta me kunatën e Adit..
Pata emocion të madh kur u fut Agroni,
pata emocion shumë të madh kur Adi më
dha një vlerësim që mua nuk m‘u duk i
arsyeshëm, megjithatë ishte mendimi i
Adit. Emocion pata kur u futa në dhomën
e rrëfimit për t‘i dhënë votën Bjordit dhe ia
dhashë me kënaqësi. Për arsye se djali im i
kishte dhënë një emocion jo të këndshëm
dhe desha që unë t‘ia jepja këtë emocion
si për të bërë një shlyerje.
Cilën nga mamatë do të nxirrnit
jashtë shtëpisë?
Do i nxirrja jashtë të pesta siç ishin, se
fëmijët nuk ndien veten e tyre dhe ranë në
një qetësi loje.

Lavdia (nëna e Arit)

Si e pritët surprizën për t‘u futur
në shtëpinë e BB?
Fillimisht e përjetova me shumë
ankth, se ishte një gjë që nuk e kisha
eksperimentuar në jetën time dhe për
më tepër do shkoja në një vend ku do
të gjeja tim bir. Pastaj fillimisht siç u pa
edhe nga publiku
që vetë djemtë
nuk e pritën mirë.
Kjo sepse nuk donin
që të na kishin
pranë, por
ata mendonin se
çdo gabim i bërë
prej nesh do t‘i penalizonte.
Por kur
e panë që ne të gjitha
nënat dhamë
një shembull shumë
të mirë, ditën
e dytë ishte krejt
ndryshe. Filluam
të rrinim si në shtëpinë tonë dhe të gjithë
na u dukën si fëmijët tanë. Filluam
të çmalleshim, të mblidheshin bashkë
e të diskutonim për tema të ndryshme.
Ditët u mbushën aq plot saqë nuk arrinim
ta merrnin vesh si kalonte koha.
Përjetuat një spektakël surprizë…
Nuk po e besonim se çfarë po ndodhte.
Na dukej sikur ishte diçka për të
na matur pulsin, për të na parë sesi
do reagonim, por kur ndodhi patëm
emocione mjaft të forta. Kisha një
rrahje zemre të paparë. U vumë në një
pozitë mjaft të vështirë, por për fat të
mirë nominimi ishte për të çuar dikë
në finale dhe jo për
ta eliminuar përndryshe
nuk do kisha
zgjedhur dot. E
përjetuam aq shumë
sa nuk e bënim dot
se na dukej sikur
hiqnim një pjesëtar
të familjes.
Nominove
Adin…
Me t h ë n ë t ë
drejtën ngaqë është
tiranas. Sikur shkova
më mirë dhe me
kunatën e Adit sikur
gjeta veten një çikë më shumë. U tregova
pak lokaliste, por siç e thashë kur
bëra nominimin, ai më preku kur më
puthi duart..
Cilën nga mamatë do të eliminonit?
Asnjërën, të betohem se asnjëra nuk
më la ndonjë shije të keqe. Kemi kaluar
në mënyrë të shkëlqyer. Nuk them dot.

Mira (kunata e Adit)

Si kaluan ditët në BB. Ju bezdisnin kamerat
në shtëpi?
Jo fare, e di si është puna, mbase po të hyja
vetëm do isha shumë e mpirë, por ngaqë e dija që
aty ishte Adi, isha e lirshme. (Qesh)
Keni bërë "komplote" me nënën e Sorit…
Po bashkë me nënën e Sorit... Kishim rënë pak të
dyja njësoj (qesh) çdo gjë e bënim të dyja ne. I kemi
thënë tre prej banorëve për një surprizë të ditës
së premte. I merrnim veç e veç dhe u thoshim që
të visheshin mirë që në mëngjesin e të premtes…
(qesh) pastaj shkova në dhomën e rrëfimit dhe i
thashë Vëllait të Madh, se mos ka ndonjë surprizë
e po u prishnim punë!
Kur dole kishit ilaçet në dorë?
I kam pirë me të vërtetë ilaçet. Që kur thanë për
nominimet, nuk doja. Sado që Adi mund të kishte
qejf, unë nuk e bëja dot, fillova të dridhesha, por
kur tha Arbana që do e çonim në finale, ishte më e
thjeshtë. Ndryshe do më dukej si thikë pas shpine.
U mësova me ata tri ditë dhe sesi më dukej.
Çuat në finale Arin dhe u duk si diçka shumë
e çuditshme?
Në fakt, që kur e shikoja në shtëpi, e kam pëlqyer
shumë Arin, por para Bjordit nuk e vija dhe nuk
e vë dot. Mirëpo, kur mendova që nëna e Adelës
do çonte Bjordin në finale dhe nëna e Qetsorit do
ishte për Bjordin se pashë disa shenja që më bënë
të mendoja kështu, thashë me vete, se Bjordi ka 2
vota dhe meqë pas tij unë vë Arin, ia dhashë atij
votën time. Kur dola jashtë u habita që mami i Arit,
kishte votuar Adin.
Cilën zonjë do kishit nominuar për ta nxjerrë
jashtë?
Unë do të kisha nominuar Netën. Ajo i merrte
gjërat shumë seriozisht, rrihte lart. Do e nominoja
se na vinte inat që kishte shumë fustane dhe ne nuk
ishim përgatitur, kishte shumë tualete që nuk na i
jepte t‘i përdornim dhe nuk na linte të rrinim rehat.

Antoneta (nëna e Bjordit)

Si e pritët surprizën për t‘u futur në
shtëpinë e BB?
Ishte e mahnitshme, e paimagjinueshme.
Në radhë të parë, sepse do
çmallesha me Bjordin. Kisha renditur
në kokën time mijëra këshilla, por që
nuk arrita të jepja asnjë. E dyta, sepse të
gjithë admiruesit e Bjordit do të kishin
mundësinë të shikonin që Bjordi kishte
një nënë të denjë.
Si ishte kjo përvojë për ju?
Një përvojë e jashtëzakonshme, me të
vërtetë. Orët e para më dukej sikur isha në
ëndërr dhe më vonë i vura vetes detyrë që
të tregoj meqë më jepej rasti të rrija tri ditë
në shtëpinë e djemve, por në të njëjtën kohë
të bëja detyrën time si nënë.
Si u ndjetë mes mamave të tjera?
Me të gjitha mamatë e kam ndier veten
jashtëzakonisht mirë. Mamaja e Qetsorit,
demonstroi që me heshtjen e saj ishte një
grua shumë e zgjuar dhe shumë e vendosur,
mamaja e Arit ishte një grua e qytetëruar
dhe e hapur, mamaja e Adelës, me sytë e
saj nëpërmjet vështrimit të saj, më jepte
të kuptoja shumë. Besoj se jemi kuptuar të
dyja dhe këtë e tregoi edhe zgjedhja që u bë
në dhomën e rrëfimit. Ndërsa kunata është
një grua që donte të përfaqësonte familjen
e Adit dhe simpatike. Megjithatë, nuk më
pëlqeu që ajo nuk votoi për Bjordin. Bjordi
ka sakrifikuar fitoren duke ia premtuar Adit,
gjithmonë është shprehur. Ajo e dinte këtë
sakrificë të madhe të Bjordit dhe nuk ia dha
votën djalit tim.
Cilën nga mamatë do nxirrnit jashtë?
Do lija nënat dhe jo kunatën. Katër nënat
kishin të drejtë të gëzonin me fëmijët e tyre.
Të katërta i doja aty.

Kush do ta fitojë,
"Big Brother Albania 2"?

Adi

Ke deklaruar se nga "Big Brother
2", doje që të përmirësoje
imazhin tënd. Mendon se ia ke
dalë mbanë?
- Sigurisht që "Big Brother" është
një nga rastet më të mira edhe pse
mund të ketë edhe të tjerë, për të
ndryshuar imazhin tim. Ajo që kam
dashur dhe mendoj se ia kam dalë
mirë është ajo që kam thënë se njeriu
kur dëshiron, punon, plus edhe
fatit, ia del të ndryshojë për mirë. Ja
di për nder "Big Brother"-it dhe do
isha i lumtur sikur t‘ia kem shpërblyer
sadopak këtë mundësi. Më vjen
mirë që jam me një jetë të re dhe të
ndryshuar.
Ja çfarë do t‘i thoshin në sy Adit:
Lirita: "… çfarë do të arrish në jetë,
më jep një ide"
Zhuljeta: "…eksperienca e jetës
po të ndihmon për t‘u përshtatur"
Bika: "…tërbohu"
Arjoni: "…në çdo pikë të territorit
shqiptar, ndihem në shtëpinë time"
Mimoza: "…mbaji premtimet
që jep"

Bjordi

Kjo finale për ty është një
pikënisje apo një pikëmbërritje
për ty?
-Kjo finale e "Big Brother",
është pa dyshim një pikë
fillimi për mua. Jam i vetëdijshëm
se nuk kam arritur
askund dhe se nuk mund të
ndalem këtu. Në këtë pikë ku
jam, marr guximin për të ecur
më përpara dhe për të arritur
edhe më larg.
Ja çfarë do t‘i thoshin në
sy Bjordit:
Mesida: "…mos harro që
do pimë kafen e mëngjesit
përditë bashkë"
Bika: "…më ke zhgënjyer,
ishe një thikë pas shpine për
mua"
Aida: "...rritu"
Arjoni: "…mendo me kokën
tënde"
Mimoza : "…po pse më ke
nominuar more􀀃 "?

Qetsori

Me hyrjen tënde në "Big
Brother 2", ke thënë se doje
të shndërroheshe në hero
për djalin tënd. Mendon se
ia ke dalë?
- Mendoj se po. Kam
punuar dhe jam përpjekur shumë
për t‘ia arritur kësaj që
kam deklaruar. Kam dashur të
dëshmoj se vullneti, puna dhe
përkushtimi janë të vetmet forma
për të ecur përpara dhe për
të arritur qëllimet.
Ja çfarë do t‘i thoshin në sy
Qetsorit:
Lirita: "… nuk merrem me
njerëz që nuk ia vlejnë, nuk do
të doja ta kisha përballë"
Zhuljeta: "…uroj që të shkosh
deri në finale"
Bika: "…vazhdo të luash
më fort"
Arjoni: "…shpresoj që përpjekjet
e tua, të japin rezultatin
që shpreson"
Anjeza: "…ta hapsha derën"

Adelajda

Ke thënë se hyje në "Big
Brother 2", e vetme kundër
të gjithëve. Edhe dalja
jote mendon se do të jetë
kështu?
- Shpresoj që kur të dal
të mos jem më e vetme kundër
të gjithëve. Por të jem unë e
mbështetur nga të gjithë. Kjo
gjë ka lidhje me familjen time,
por edhe me publikun që më ka
parë. Uroj që të gjithë të kenë reflektuar
që unë s‘kam bërë asnjë
gabim.
Ja çfarë do t‘i thoshin në sy
Adelës:
Lirita: "…ki nderin që po më
sheh për herë të fundit"
Zhuljeta: "…mbaro shkollën
një herë edhe më pas eja të flasim
bashkë"
Aida: "…ka edhe mënyra të
tjera për të përballuar jetën"
Arjoni: "...beson se ka qenë
kjo rruga e duhur për të arritur"?
Anjeza: "…sa dëshirë kam të
të njoh ashtu siç je në të vërtetë"

Ari: Jam shumë i vështirë
dhe shumë i llastuar

Ari, si ishte përballja me jetën
e vërtetë?
E jashtëzakonshme, nuk më
besohet që njerëzit janë kaq
pozitivë ndaj meje dhe asaj që unë
dhashë brenda shtëpisë, më ndalojnë
të gjithë për të më komplimentuar
fëmijë, burra, gra, të moshuar, por
mbi të gjitha ndiej se është një lloj
solidarizimi qytetar dhe vlerash që
nuk u pëlqen të fshihen pas lojërave
dhe hipokrizisë. Është vërtet shumë
vlerësuese për mua, në një farë
mënyre unë ndihem fituesi moral i
këtij "Big Brother"-i.
Në cilat momente, jeta brenda
"Big Brother"-it, ngjan me jetën që
ju lini jashtë tij?
Në eksperiencat humane në
marrëdhëniet njerëzore, njerëzit
përfaqësojnë vërtet më të mirat dhe
me të këqijat, pasojat e një kombi
që ka pasur një histori aq sa të çuditshme
aq edhe të dhimbshme dhe
me keqardhje them që në Shqipëri,
drejtohemi akoma nga mediokrit,
hipokritët.
A mendon se të penalizoi fakti që
hyre me vonesë në BB?
Sigurisht që po, por më shumë
më penalizoi fakti që nuk ndryshova
aspak nga Ari që unë jam dhe fakti
që ne u votuam në 30 minuta, në një
kohë që jashtë sapo kishte mbaruar
eventi sportiv i vitit, ndeshja Milan
vs Kombëtares shqiptare.
E pate të vështirë ambientimin
me kamerat?
Aspak, ishin pothuajse inegzistente
për mua.
Ke menduar ndonjëherë për
veten se je ekzibicionist?
Unë mendoj se jam një tip introvers,
por më shumë se ekzibicionist,
mendoj se është prezenca ime që bën
përshtypje.
A gjete në shtëpi banorët që do
të kishe dashur për një lojë të fortë
sipas parametrave të tu?
Jo, absolutisht jo. Në një farë
mënyre, unë e pata shumë të vështirë
si të shprehesha në një ambient që e
kisha të vështirë të identifikohesha.
Ari është tip i vështirë, apo i
llastuar?
Të dyja. Jam shumë i vështirë
dhe shumë i llastuar, jo se zgjodha
të bëhem i tillë , por i tillë jam gjenetikisht,
por edhe nga jeta që kam
bërë, ndërsa i llastuar jam bërë nga
ime më si fillim, pastaj nga femrat që
kam pasur pranë.
Ku mendon se ke gabuar, apo do
të doje të kishe ndryshuar sjelljen
tënde, ndaj një banori apo një situate
të caktuar?
Do kisha dashur të isha treguar
pak më i kujdesshëm me Mozën, të
kisha nominuar të tjerë në vend të
Qetsorit.
Kush nga banorët të ka bërë të
ndryshosh mendim për të (në të
mirë ose në të keq)?
Absolutisht Qetsori, i cili vazhdon
edhe jashtë të më surprizojë dhe kjo
gjithmonë pozitivisht.
A bëre më shumë miq apo armiq
aty brenda?
Besoj kam bërë një mik dhe ndonjë
admiruese
Po në publik?
Publiku po më surprizon gjithmonë
e më shumë për mbështetjen
që po më japin. Është e mrekullueshme,
e pabesueshme dhe
mbështetje po marr masivisht edhe
nga Kosova e Maqedonia! E përsëris
nuk e di ç‘ndodh me të tjerët, por
mua po më bëjnë të ndihem vërtet
si fituesi moral i këtij "Big Brother"-i.
Cilat janë anët e mira dhe të
këqija të karakterit tënd?
E kam të vështirë të flas për
veten po mund të them pak gjëra:
ana pozitive e imja është që jam i
dashuruar me të vërtetë, pasi mendoj
që jeta është shumë e shkurtër
që të kalohet duke mashtruar. Nëse
mashtrojmë besoj se në radhë të
parë kemi mashtruar veten dhe
kemi shtrembëruar marrëdhëniet,
rrjedhimisht kemi shtrembëruar
realitetin.
Ana negative është se urrej banalitetin
dhe kërkoj gjithmonë perfekten
dhe kjo shpesh më krijon një boshllëk
emocional dhe material, me pak fjalë
më krijon një distancë me realitetin.
Sa për qind luajte për qejf dhe sa
për qind për para?
Për qejf aspak, ndërsa për para do
filloja të mendoja nëse do i fitoja. Unë
luajta me veten dhe me ç‘po shoh nga
realiteti jashtë shtëpisë, besoj se kam
fituar dhe për këtë bindem çdo ditë e
më shumë. Faleminderit njerëzve që
ndesh gjatë ditës.
Ari, sipas teje, cila është arsyeja
që Juna, mohon puthjen që ju të
dy keni pasur gjatë takimit në
Gjermani?
Për këtë duhet të pyesni Junën,
por kjo është një temë shumë e
parëndësishme.
Nëse do të komentoje me dy fjalë
lidhjen e Adelës me Bjorin, cilat do
të ishin ato?
E rëndomtë dhe patetike.
Virusi të kritikoi për fjalët "banale"
që përdore, çfarë do të thoshe
për këtë gjë?
Pyetja që po prisja, se nuk pata
mundë si t‘i përgjigjesha.
Një, unë fillova të akuzohesha në
shtëpi për fjalë banale, pasi përdora
një fjalë të huazuar nga Virusi, për
këtë i kërkoj falje, se duhet t‘i paguaj
të drejtat e autorit. Fjala dhe zanafilla
e "vulgaritetit" tim ishte baxhelleske
dhe që këtu mund të vazhdoni të
pyesni Virusin meqë është dhe autori
i fjalës.
Dy, Virusi nuk duhet të bëjë gabime
të tilla dhe të thotë që djali i
tij pesëvjeçar nuk shikonte dot BB
që pas hyrjes time. I kujtoj atij se një
fëmijë pesëvjeçar duhet që kontaktin
e vet me televizionin ta ketë për të
parë "Çufo Tv" ose "Bang Bang" dhe
jo të ketë akses në një reality show si
BB. Virusit i them ta kërkojë gabimin
te vetja dhe të mos bëjë më gabime
të tilla se nuk i bëjnë mirë karrierës
së tij të re dhe të brishtë televizive…
Të janë atribuuar, lidhje me prezantuese
televizive, me vajza politikanësh
të lartë, balerina, këngëtare,
a do të rrëfesh ndonjëherë publikisht
për historitë e tua sentimentale?
Pyetje me spec dhe shumë private,
duke marrë parasysh që janë dhe
njerëz publikë, por mund të them
thjesht që është shumë e vërtetë
ajo që thua dhe ato kanë qenë janë
dhe do të mbeten njerëz shumë të
afërt për mua, ashtu sikurse jam
unë për to.
Adi apo Qetsori?
Më i vërteti dhe më i forti në fund
të fundit.
Do preferoje titullin Kampion
në tenis, apo vendin e parë në BB?
Kjo është një pyetje më shumë se
retorike, tenis sigurisht, tenisi është
filozofia e jetës time.
Cilat janë planet e tua për të
ardhmen?
Shëndet, shëndet, shëndet, të
tjerat i kam më shumë se në rregull…

Ditët e fundit të katër finalistëve

Adi: "Mora atë që
desha nga Juna"

Adi mendon se tani i ka ardhur koha që të bisedojë mbi
shumë argumente, të cilat banorët e tjerë kujtojnë se
ai i ka lënë pezull. Ai tregon për marrëdhëniet që krijoi
me banorët dhe opinionet që ata dhanë në videon e fundit.
Për Arjonin ai shprehet se e filloi me kritika ndaj tij, por e
përfundoi me autokritikë. Adi mendon se edhe Juna kishte
njëfarë të drejte që ishte e mërzitur me të, sepse ndoshta e
ka kuptuar që ai e shfrytëzoi atë dhe lojën e saj. Ai thotë se iu
desh, sepse ishte i sëmurë dhe Juna iu gjend pranë, si dhe për
opinionet që ajo kishte dhe Adi shton se të gjitha këto ia mori
asaj, sepse kaq i duheshin, por në një farë mënyre ia bëri të
qartë këtë gjë. Adi mendon se Juna mund ta ketë marrë inat,
sepse ai u pozicionua përkrah Adelës.

Bjordi, Adelës: "Kjo
situatë po më vret"

Bjordi duket shumë i mërzitur dhe Adela e pyet se përse
ndihet ashtu, por ai heziton të përgjigjet. Pas shumë
pyetjesh ai tregon se ndihet ashtu, sepse situata në të
cilën ndodhen të dy, sidomos Adela, është shumë e vështirë.
Ai thotë se për herë të parë nuk di se çfarë të bëjë. "Dua të të
respektoj ty dhe nuk dua që ata të fitojnë, por nuk i luftoj dot",
thotë ai duke nënkuptuar të gjithë njerëzit jashtë që e dënojnë
Adelën. Adela i jep zemër dhe i thotë se deri tani e ka bërë dhe
duhet të vazhdojë, por Bjordi ia kthen se tani nuk e bën dot
më, sepse është familja e saj që po vuan. "Nuk e meritojnë
dhe kjo po më vret shumë, po më shkatërron nga brenda",
shprehet ai me një zë që reflekton mërzitje dhe mendime.
"Këtë kam dashur të evitoj", përfundon Adela.

Debat mes Qetsorit
dhe Bjordit

Qetsori e pyet Bjordin se çfarë ka dashur të bëjë duke mos
kandiduar asnjëherë Adin. Bjordi i përgjigjet se ai e ka
shok dhe ka pasur të tjerë njerëz para Adit për t‘i kandiduar.
Kjo e bën të mendojë Qetsorin, që Adi ka mbërritur deri
atje falë Bjordit dhe Adelës. Bjordi i kujton Qetsorit se edhe ai e
ka kandiduar Arjonin të cilin e konsideronte shok, por Qetsori
ia preu shkurt duke i thënë që këtu janë në lojë. Ai e pyet pse
garën me makina nuk ia la ta fitonte Adi, apo ka vendosur t‘i lërë
vetëm fitoren. Mendimi i Qetsorit për Bjordin është se mund
të marrë çfarë do, madje edhe fitoren. Por Bjordi i përgjigjet se
do të mundohet. Ai e këshillon Bjordin që shumë gjëra fitohen
duke mos i kërkuar, por nuk është i sigurt nëse e ka kuptuar
këtë Adi ose jo? Bjordi ia pret shkurt duke i thënë: - "tregoja".

Adi, Adelës: "Deshën
të na përçajnë"

Një moment i spektaklit ishte dhe komenti i banorëve
të eliminuar. Adi ka diskutuar me Arjanin në lidhje me
fjalët e Junidës. Ai i thotë që kur të dalë do të ballafaqoj
fjalët dhe shton:- "Ia tregoj unë Junidës!" Arjani i thotë që dhe
ai kishte dashur t‘i kthente një përgjigje, por në momentin e
përballjes kishte harruar se çfarë i kishte thënë. Adi i thotë
Adelajdës që Junida ka dashur të përçajë grupin e tyre. Adi
vazhdon të komentojë fjalët dhe i thotë Arjanit që i vjen shumë
inat nga fjalët e saj, por ai nuk përfitonte dot nga Junida, pasi
kishte dikë shumë për zemër që kishte lënë jashtë. Ai i tregon
që një natë ndërsa bisedonte me Junidën ajo i kishte treguar
që ato jashtë kishin pasur marrëdhënie bashkë, por ai kishte
qenë shumë i pirë ndaj nuk e mbante mend.

Adela shpreh
xhelozi

Adela duke kërcyer me Bjordin i kujton atij momentet
kur ishin më shumë në shtëpi dhe të gjitha e shikonin
kur ai kërcente. Tashmë nuk ka më se kush e shikon,
i ka mbetur vetëm një. Ajo i thotë që është mësuar t‘i ketë
vajzat që i vijnë vërdallë, madje e pyet nëse do të dëshironte
t‘i kishte edhe njëherë rreth e rrotull. Por Bjordi i përgjigjet
se i duheshin për të mbërritur deri aty ku ai është tani. Adela
i kujton Bjordit momentet e para të pëlqimit mes tyre, kur
shihte Adela nuk shihte Bjordi atë dhe anasjelltas.

Adela pyet Bjordin:
"Çfarë u bën grave?"

Bjordi dhe Adelajda diskutojnë për ditët që kanë kaluar
brenda shtëpisë dhe Adelajda thotë:-"Më duket sikur
kam luajtur film!" Bjordi shprehet se kur të dalin do
jetë aq "rrëmujë" saqë ai ka frikë se nuk do di se si do kontaktojë
më pas me banorët e tjerë. Adelajda i thotë:- "Kam
frikë të kem kohë, të jem bosh!" Bjordi i thotë që ai do
preferonte të qëndronte në qetësi. Ajo i thotë:- "Të rrish ti
në qetësi, për mua është të mos kem kohë, se ne do rrimë
bashkë!" Adelajda fillon ta ngacmojë për natën e spektaklit
ku ai u votua nga mamatë e tyre dhe i thotë:- "Po ku ia prishe
mendjen dhe mamave, çfarë u bën grave ti?!" Ai i thotë që
dhe mamatë e shokëve të tij e kanë shumë qejf. Bjordi i thotë
që ai është rritur me një femër.

Shenim: Suplementin mund ta lexoni edhe ne PDF



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›