E Diel, 1 Nëntor 2026

Korça kujton 100-vjetorin e shoqërisë sportive, "Vllazëria"

Në vitin 1909, nga Korça do të niste themelimi
i të parës shoqëri shqiptare të sportit. Hil
Mosi krijoi 100 pranvera më parë shoqatën
me emrin "Vllazëria". Më pas erdhën rezultatet e
para në nivele të larta, kur në vitin 1924 Petro Strugji
fi toi titullin kampion bote në mundje, më tej Vangjo
Cavali në vitin 1936 kampioni i parë në çiklizëm, Rafael
Dishnica kampion i boksit në Amerikën Latine,
ekipi i futbollit të Skënderbeut me titull kampion në
vitin 1933, e për të vijuar me tituj të tjerë në vite deri
në ditët e sotme në atletikë, gjimnastikë, e kështu
me radhë. Për meritën e madhe të sportistëve korçarë,
shumë prej tyre janë vlerësuar nga ana e klubit
shumësportësh dhe Këshillit Bashkiak të Korçës.
Pirro Kasati, i cili i solli vendit tonë në atletikë 65
medalje ndërkombëtare, është një nga emrat që
ka merituar titullin "Qytetar Nderi" pas vdekjes.
Ky titull, në një ceremoni enkas për 100-vjetorin
e sportit, u është akorduar edhe pesë fi gurave të
tjera të shquara të sportit. Në një shekull histori
të sportit, titulli "Qytetar Nderi" i është dhënë pas
vdekjes kampionit të botës në mundje në vitin 1924,
Petro Strugjit, dhe trajnerit të atletikës, Pirro Kasati,
ndërkohë që me këtë titull nderi janë vlerësuar dhe
Tato Bimbli, kampioni i Skënderbeut në futboll në
vitin 1933; Pavlina Evro, kampione evropiane e atletikës
në vitin 1985; Valter Meta, kampioni kombëtar
i gjimnastikës dhe fi tues i gjashtë medaljeve të arta
dhe Anila Menshki, kampione ballkanike e atletikës
në garat 3000, 5000 dhe 10000 metra. Përveç këtyre
titujve, për kontributin e dhënë në sportin kombëtar
dhe ndërkombëtar janë akorduar edhe 26 emblema
të arta. Janë ngjitur në skenën e teatrit për të marrë
dorëzimin e "Emblemës së Artë" në ceremoninë e
mbajtur për këtë rast emra të njohur të futbollit, boksit,
skive, volejbollit dhe basketbollit, si dhe trajnerët më të
mirë të ekipeve të Korçës. Emblema të arta kanë marrë
edhe sportistët më në zë të qytetit të Korçës, që kanë
shkëlqyer me performancën e tyre në vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›