Kuzhe "prenoton" stolin e Kombëtares. Takim me Dukën
shoqëruar nga avokati Skënder
Fani, ndërmjetësi i Oto Bariç
dhe Ari Han, Josip Kuzhe, është
takuar me krerët e FSHF-së dhe
më pas nuk ka nguruar t‘i përgjigjet
interesimit të medias. Ajo që
spikat në fjalët e 56-vjeçarit është
dëshira për të marrë drejtimin e
Kombëtares shqiptare, madje në
disa raste shprehet njësoj sikur
akordi të jetë arritur…
Ndiheni më i favorizuar përballë
kandidatëve të tjerë?
Zakonisht nuk më pëlqen
të bëj krahasime ndërmjet trajnerëve.
Unë bëj lidhje vetëm
me punën time dhe mendoj se
mund të bëj gjëra shumë të mira.
Punoj si trajner prej 27 vjetësh,
kam eksperiencë, por përpiqem
gjithmonë të mësoj. I plotësoj
të gjitha cilësitë për të qenë trajner
i Kombëtares: jam i aftë të
seleksionoj futbollistët, të krijoj
një grup, të përmirësoj skuadrën
e lojtarëve dhe të arrij rezultate.
Keni drejtuar Skelën dhe Bogdanin,
me këtë të fundit keni
punuar pak më shumë. Po lojtarët
e tjerë të Shqipërisë, sa i
njihni?
Po, në atë kohë Bogdani ishte
ende i ri. Nk Zagrebi ishte stacioni
i tij i parë pasi u largua nga
Shqipëria. Mendoj se ai një vit që
Bogdani kaloi në Zagreb, e ndihmoi
të akumulonte eksperiencë
dhe të kalonte në Itali, ndaj jemi
të lumtur për suksesin që ka arritur
atje. Profi li i tij si futbollist më
ndihmon që të kem një tablo më
të qartë për Shqipërinë. Vlerësimi
im për një lojtar tipik shqiptar
është se ai është teknikisht i mirë.
Më pëlqen individualizmi dhe
lojtarët shqiptarë janë të mirë si
individë. Ata luajnë një futboll
të bukur, ndoshta kanë mangësi
fi zike dhe mund të përmirësohen.
Gjithashtu kanë edhe shpirtin
e ekipit, por për mendimin tim
kanë shumë për të mësuar në aspektin
taktik. Më pëlqen që japin
gjithçka, mbi të gjitha me ekipin
kombëtar. Është e rëndësishme
që këtë përkushtim ndaj fanellës
ta kanalizojmë në një drejtim të
caktuar. Megjithatë kam ende
shumë për të mësuar për lojtarët.
Të paktën katër lojtarë janë
në fund të karrierës. E keni parashikuar
rrezikun që mund të mos
ketë një brez tjetër futbollistësh
për t‘i zëvendësuar?
Natyrisht që nuk zotëroj informacionin
e plotë. Nëse do të jem
trajner, atëherë do të kërkoj menjëherë
të dhëna të detajuara për
çdo gjë. Ajo që di, pas bisedave
të shumta me Bariçin, është se
Shqipëria ka shumë lojtarë të rinj
dhe të talentuar. Imagjinoj se keni
potencial, dhe ju duhet një trajner
me eksperiencë që të ndërtojë një
skuadër fi tuese.
Në planin ndërkombëtar keni
drejtuar vetëm Ruandën. Cilat
janë përshtypjet nga kjo skuadër
dhe pse nuk funksionoi?
Në Ruanda nuk funksionoi?
Absolutisht jo. Ishte një aventurë
e shkëlqyer, kalova disa prej momenteve
më të suksesshme dhe
më të bukura në jetën time. Ata
ishin shumë të lumtur me punën
time, por më erdhi një ofertë nga
Japonia. Dihet që ky vend të krijon
kushte shumë të mira fi nanciare.
Por, edhe tani nga Federata
e Ruandës më telefonojnë për të
më kërkuar këshilla.
Nëse jeni trajner i Shqipërisë,
sa i pranishëm është rreziku
për t‘u larguar nëse merrni një
tjetër ofertë të mirë, si në rastin
e Japonisë?
Nuk mendoj se kjo do të
përsëritej, sepse është mjaft e
rëndësishme për mua që të bëhem
trajner i Kombëtares shqiptare.
Dua të jem i suksesshëm me këtë
përfaqësuese. Është e vështirë të
përkufi zosh suksesin, sepse aktualisht
skuadra juaj është në vazon
e katërt në Evropë, ndoshta mund
të shkojë edhe në vazon e tretë.
Kjo mbetet për t‘u diskutuar dhe
për t‘u analizuar. Federata duhet
të përcaktojë qartë objektivat.
Besoj se suksesi më i madh do të
ishte nëse njerëzit do të ndjeheshin
krenarë për Kombëtaren tonë. Deri
më tani kemi folur vetëm në planin
sportiv dhe për asgjë tjetër.
Çfarë konkluzioni ka arritur
Kuzhe pas takimit të sotëm?
Siç tha edhe presidenti, unë
jam vetëm njëri prej kandidatëve
për stolin e Shqipërisë. Sigurisht
që më pëlqen kjo detyrë, e dua
këtë post. Por, për të marrë vendime
serioze, duhen zhvilluar
biseda me shumë trajnerë që shihen
si alternativa. Jam paraqitur
pasi kam mjaft respekt për këtë
vend dhe e di që njerëzit janë
të dhënë pas futbollit. Vij për dy
arsye kryesore: në aspektin profesional,
pra për të qenë trajner
i kësaj Kombëtareje, por mund
të them se nuk vij vetëm për të
punuar me këtë skuadër, por për
të fi tuar. Nga ana emocionale jam
i lumtur të drejtoj Shqipërinë.
Dua të fi toj me këtë skuadër, të
njoh traditat tuaja, të ha ushqimin
shqiptar. Dua të ndihem
mirë këtu, por edhe që njerëzit të
jenë të kënaqur me mua.
Duka: Emërimi i trajnerit, brenda javës
Brenda javës së ardhshme, Shqipëria do
të ketë emrin e trajnerit që do ta drejtojë
atë në tre sfi dat eliminatore të Botërorit
2010, por me opsion edhe në eliminatoret
e ardhshme të Evropianit 2012. Ky është
premtimi që u ka bërë dje shqiptarëve
presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në
garë për të marrë pankinën e Kombëtares
janë vetëm tre kandidatë, të cilët kanë
kaluar në raundin e dytë të bisedimeve.
Bëhet fjalë për dy kroatët, Josip Kuzhe e Ilia
Lonçareviç, dhe austriakun Peter Pakult.
Konfirmimin e ka bërë vetë Duka gjatë
konferencës së djeshme për shtyp, ku prezantoi
pikërisht njërin prej të interesuarve,
Josip Kuzhe, me të cilin sapo kishte mbyllur
edhe negociatat e dyta. Numri një i organit
më të lartë në futbollin shqiptar ka dalë
para gazetarëve për të sqaruar kërkesat e
detajuara të FSHF-së për tre kandidatët të
cilët e kanë kaluar provën e parë. "Jam këtu
për t‘i bërë më të qarta të gjitha kushtet
tona, të cilat janë përfolur edhe më parë,
është shprehur Duka në fi llim të fjalës së tij.
I rëndësishëm është qëndrimi i trajnerit në
Shqipëri. Po negociojmë për një kontratë 1
plus 1 e gjysmë, pra kontratë për një vit, me
opsion rinovimin deri në fund të eliminatoreve
të Evropianit 2012. Kemi përcaktuar
kushtet fi nanciare". Dy kandidatët kroatë
(Lonçareviç të martën e fundit dhe Kuzhe
dje) e kanë mbyllur edhe raundin e dytë
të bisedimeve dhe janë në pritje të një
përgjigjeje nga FSHF-ja. Ndërsa Pakult
pritet të mbërrijë këto ditë në Tiranë për
të negociuar për të dytën herë. Fakti që
Kuzhe është i vetmi i prezantuar zyrtarisht
nga "qeveria" e futbollit shqiptar, nuk e
bën atë më të favorizuar. Këtë ka theksuar
presidenti i FSHF-së, i cili gjithashtu ka
shtuar: "Nuk ndodhemi këtu për të thënë
se kush është më i favorizuari. Thjesht po
prezantojmë një prej tre kandidatëve. Të
njëjtën gjë kemi bërë edhe me Lonçareviç
para dy ditëve. Më pas ne do të zgjedhim
njërin". Menjëherë pas largimit të Ari
Hanit, Duka do të njoftonte se brenda 10
ditëve do të zyrtarizonte edhe emrin e
trajnerit të ri. Ky afat është thyer disa herë
deri tani, por dje presidenti ka përcaktuar
një afat të ri: "Brenda javës së ardhshme
do të vendoset se kush trajner do të marrë
drejtimin e Kombëtares", ka përfunduar ai.
Fani, ndërmjetësi i Oto Bariç
dhe Ari Han, Josip Kuzhe, është
takuar me krerët e FSHF-së dhe
më pas nuk ka nguruar t‘i përgjigjet
interesimit të medias. Ajo që
spikat në fjalët e 56-vjeçarit është
dëshira për të marrë drejtimin e
Kombëtares shqiptare, madje në
disa raste shprehet njësoj sikur
akordi të jetë arritur…
Ndiheni më i favorizuar përballë
kandidatëve të tjerë?
Zakonisht nuk më pëlqen
të bëj krahasime ndërmjet trajnerëve.
Unë bëj lidhje vetëm
me punën time dhe mendoj se
mund të bëj gjëra shumë të mira.
Punoj si trajner prej 27 vjetësh,
kam eksperiencë, por përpiqem
gjithmonë të mësoj. I plotësoj
të gjitha cilësitë për të qenë trajner
i Kombëtares: jam i aftë të
seleksionoj futbollistët, të krijoj
një grup, të përmirësoj skuadrën
e lojtarëve dhe të arrij rezultate.
Keni drejtuar Skelën dhe Bogdanin,
me këtë të fundit keni
punuar pak më shumë. Po lojtarët
e tjerë të Shqipërisë, sa i
njihni?
Po, në atë kohë Bogdani ishte
ende i ri. Nk Zagrebi ishte stacioni
i tij i parë pasi u largua nga
Shqipëria. Mendoj se ai një vit që
Bogdani kaloi në Zagreb, e ndihmoi
të akumulonte eksperiencë
dhe të kalonte në Itali, ndaj jemi
të lumtur për suksesin që ka arritur
atje. Profi li i tij si futbollist më
ndihmon që të kem një tablo më
të qartë për Shqipërinë. Vlerësimi
im për një lojtar tipik shqiptar
është se ai është teknikisht i mirë.
Më pëlqen individualizmi dhe
lojtarët shqiptarë janë të mirë si
individë. Ata luajnë një futboll
të bukur, ndoshta kanë mangësi
fi zike dhe mund të përmirësohen.
Gjithashtu kanë edhe shpirtin
e ekipit, por për mendimin tim
kanë shumë për të mësuar në aspektin
taktik. Më pëlqen që japin
gjithçka, mbi të gjitha me ekipin
kombëtar. Është e rëndësishme
që këtë përkushtim ndaj fanellës
ta kanalizojmë në një drejtim të
caktuar. Megjithatë kam ende
shumë për të mësuar për lojtarët.
Të paktën katër lojtarë janë
në fund të karrierës. E keni parashikuar
rrezikun që mund të mos
ketë një brez tjetër futbollistësh
për t‘i zëvendësuar?
Natyrisht që nuk zotëroj informacionin
e plotë. Nëse do të jem
trajner, atëherë do të kërkoj menjëherë
të dhëna të detajuara për
çdo gjë. Ajo që di, pas bisedave
të shumta me Bariçin, është se
Shqipëria ka shumë lojtarë të rinj
dhe të talentuar. Imagjinoj se keni
potencial, dhe ju duhet një trajner
me eksperiencë që të ndërtojë një
skuadër fi tuese.
Në planin ndërkombëtar keni
drejtuar vetëm Ruandën. Cilat
janë përshtypjet nga kjo skuadër
dhe pse nuk funksionoi?
Në Ruanda nuk funksionoi?
Absolutisht jo. Ishte një aventurë
e shkëlqyer, kalova disa prej momenteve
më të suksesshme dhe
më të bukura në jetën time. Ata
ishin shumë të lumtur me punën
time, por më erdhi një ofertë nga
Japonia. Dihet që ky vend të krijon
kushte shumë të mira fi nanciare.
Por, edhe tani nga Federata
e Ruandës më telefonojnë për të
më kërkuar këshilla.
Nëse jeni trajner i Shqipërisë,
sa i pranishëm është rreziku
për t‘u larguar nëse merrni një
tjetër ofertë të mirë, si në rastin
e Japonisë?
Nuk mendoj se kjo do të
përsëritej, sepse është mjaft e
rëndësishme për mua që të bëhem
trajner i Kombëtares shqiptare.
Dua të jem i suksesshëm me këtë
përfaqësuese. Është e vështirë të
përkufi zosh suksesin, sepse aktualisht
skuadra juaj është në vazon
e katërt në Evropë, ndoshta mund
të shkojë edhe në vazon e tretë.
Kjo mbetet për t‘u diskutuar dhe
për t‘u analizuar. Federata duhet
të përcaktojë qartë objektivat.
Besoj se suksesi më i madh do të
ishte nëse njerëzit do të ndjeheshin
krenarë për Kombëtaren tonë. Deri
më tani kemi folur vetëm në planin
sportiv dhe për asgjë tjetër.
Çfarë konkluzioni ka arritur
Kuzhe pas takimit të sotëm?
Siç tha edhe presidenti, unë
jam vetëm njëri prej kandidatëve
për stolin e Shqipërisë. Sigurisht
që më pëlqen kjo detyrë, e dua
këtë post. Por, për të marrë vendime
serioze, duhen zhvilluar
biseda me shumë trajnerë që shihen
si alternativa. Jam paraqitur
pasi kam mjaft respekt për këtë
vend dhe e di që njerëzit janë
të dhënë pas futbollit. Vij për dy
arsye kryesore: në aspektin profesional,
pra për të qenë trajner
i kësaj Kombëtareje, por mund
të them se nuk vij vetëm për të
punuar me këtë skuadër, por për
të fi tuar. Nga ana emocionale jam
i lumtur të drejtoj Shqipërinë.
Dua të fi toj me këtë skuadër, të
njoh traditat tuaja, të ha ushqimin
shqiptar. Dua të ndihem
mirë këtu, por edhe që njerëzit të
jenë të kënaqur me mua.
Duka: Emërimi i trajnerit, brenda javës
Brenda javës së ardhshme, Shqipëria do
të ketë emrin e trajnerit që do ta drejtojë
atë në tre sfi dat eliminatore të Botërorit
2010, por me opsion edhe në eliminatoret
e ardhshme të Evropianit 2012. Ky është
premtimi që u ka bërë dje shqiptarëve
presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në
garë për të marrë pankinën e Kombëtares
janë vetëm tre kandidatë, të cilët kanë
kaluar në raundin e dytë të bisedimeve.
Bëhet fjalë për dy kroatët, Josip Kuzhe e Ilia
Lonçareviç, dhe austriakun Peter Pakult.
Konfirmimin e ka bërë vetë Duka gjatë
konferencës së djeshme për shtyp, ku prezantoi
pikërisht njërin prej të interesuarve,
Josip Kuzhe, me të cilin sapo kishte mbyllur
edhe negociatat e dyta. Numri një i organit
më të lartë në futbollin shqiptar ka dalë
para gazetarëve për të sqaruar kërkesat e
detajuara të FSHF-së për tre kandidatët të
cilët e kanë kaluar provën e parë. "Jam këtu
për t‘i bërë më të qarta të gjitha kushtet
tona, të cilat janë përfolur edhe më parë,
është shprehur Duka në fi llim të fjalës së tij.
I rëndësishëm është qëndrimi i trajnerit në
Shqipëri. Po negociojmë për një kontratë 1
plus 1 e gjysmë, pra kontratë për një vit, me
opsion rinovimin deri në fund të eliminatoreve
të Evropianit 2012. Kemi përcaktuar
kushtet fi nanciare". Dy kandidatët kroatë
(Lonçareviç të martën e fundit dhe Kuzhe
dje) e kanë mbyllur edhe raundin e dytë
të bisedimeve dhe janë në pritje të një
përgjigjeje nga FSHF-ja. Ndërsa Pakult
pritet të mbërrijë këto ditë në Tiranë për
të negociuar për të dytën herë. Fakti që
Kuzhe është i vetmi i prezantuar zyrtarisht
nga "qeveria" e futbollit shqiptar, nuk e
bën atë më të favorizuar. Këtë ka theksuar
presidenti i FSHF-së, i cili gjithashtu ka
shtuar: "Nuk ndodhemi këtu për të thënë
se kush është më i favorizuari. Thjesht po
prezantojmë një prej tre kandidatëve. Të
njëjtën gjë kemi bërë edhe me Lonçareviç
para dy ditëve. Më pas ne do të zgjedhim
njërin". Menjëherë pas largimit të Ari
Hanit, Duka do të njoftonte se brenda 10
ditëve do të zyrtarizonte edhe emrin e
trajnerit të ri. Ky afat është thyer disa herë
deri tani, por dje presidenti ka përcaktuar
një afat të ri: "Brenda javës së ardhshme
do të vendoset se kush trajner do të marrë
drejtimin e Kombëtares", ka përfunduar ai.