E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, në sulm edhe për Havier Maskeranon

Sipas së përditshmes sportive spanjolle "Sport", mesfushori argjentinas i Liverpulit, Havier Maskerano, mund të jetë blerja e re e Realit të Madridit të Florentino Perezit. Në kërkim të disa lojtarëve për mesfushën e madrilenëve, klubi i drejtuar nga presidenti i ri, Perez, ka drejtuar shënjestrën nga futbollisti amerikanojugor me një ofertë prej më shumë se 30 milionë eurosh. Rafael Benitez, trajneri i "reis"-ave, e vlerëson shumë lojtarin e tij, por mund të pranojë largimin për shkak të problemeve financiare të klubit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›