E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Tevez lë Mançester Junajtidin

Tashmë është zyrtare: Karlos Tevez largohet nga Mançester Junajtid. Lajmin e bëri të ditur klubi kampion i Anglisë në faqen e tij në internet. "Me keqardhje lajmërojmë se Tevez nuk dëshiron të vazhdojë të luajë për ne", thuhet në një komunikatë të "Red Devils"-ave. Junajtid ishte i gatshëm të ofronte një kontratë pesëvjeçare për argjentinasin, i cili e ka refuzuar. Tevez, 25-vjeçar, kishte ardhur në vitin 2007 te Mançester Junajtid në formë huazimi nga Uest Hemi. Mançester Siti dhe Liverpuli mund të jenë destinacioni i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›