Shokon Nadal, nuk do të marrë pjesë
Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në turneun e Uimbëlldonit, që fillon të hënën. Spanjolli, numri 1 i botës, nuk do të jetë në fushë në "All England Club" për shkak të disa problemeve në gju. Ky lajm bombë vjen nga dita e shortit të një prej turneve më prestigjiozë tenistikë, pohon tenisti numër një i botës në një konferencë shtypi në klubin e Harligemit, ku ka shpjeguar se ka ende probleme në gjurin e tij të djathtë. "Jam këtu për të lajmëruar me keqardhje të madhe se nuk mundem të luaj në Uimbëlldon. Kam bërë gjithçka për t‘u rikuperuar, jam më mirë se dy javë më parë, por nuk jam ende gati për t‘u përballur me një ndeshje të madhe", është shprehur Nadal