E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, ultimatum Ibrës deri më 12 korrik

Murinjo, para se të nisë pushimet e tij, ka takuar Moratin dhe Orialin, me të cilët ka folur për merkaton. Por tekniku i Interit ka vënë edhe një kusht: nëse Ibrahimoviç do të fillojë fazën përgatitore me skuadrën zikaltër, nuk mund të pretendojë më pas të largohet. Prandaj data limit është 12 korriku, ditë në të cilën grupi i futbollistëve do të jetë në dispozicion të Murinjos në Los Anxhelos. Nëse ai do të ikë, në vend të tij do të vijë një mes Eto‘s ose Gonzalo Higuainit (por si mundësi është edhe Benzema). Ndërkaq, sipas së përditshmes "Marca", Madridi ka nisur tashmë tratativat me menaxherin Mino Raiola, për të marrë sulmuesin suedez.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›