Nuk meritoj vend

Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry ka thënë se aktualisht nuk e meriton të luajë në formacionin startues.
Ylli francez ka humbur statusin e titullarit në Nou Camp dhe ishte lënë edhe njëherë në bankë për ndeshjen e Barcelonës kundër Atletico Madridit javën e kaluar.
Spekulimet janë shtuar se trajneri Pep Guardiola nuk e vlerëson 32 vjeçarin si anëtar të rëndësishëm në ekipin e parë, por strategu i gjigantit katalan ka mohuar njoftimet e tilla.
“Ai mbetet njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm në ekip. Ndaj pak kujt kam besim të madh sikurse për Henryn, por kam rreth 20 futbollistë dhe e caktoj ekipin në bazë të formës aktuale të futbollistëve”, tha Guardiola.
Henry, i cili ka shënuar vetëm dy gola për Barcelonën këtë sezon, ka thënë se nuk ka asnjë problem me Guardiolan dhe insiston se do të vazhdojë të punojë ‘si një qen’ në stërvitje.
“Nuk kam asnjë problem me trajnerin. I respektoj vendimet e tij”, tha Henry për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.
“Nëse do të kisha shënuar 15 gola, situata do të kishte qenë tjetër. Personalisht mendoj se nuk e meritoj të luaj. Aktualisht ka futbollistë që janë duke luajtur më mirë se unë. Mirëpo, do të vazhdoj të luftoj dhe të punoj si një qen gjatë seancave stërvitore”, shtoi ai.
Barcelona aktualisht gjendet në krye të La Ligas, edhe pse humbja e javës së kaluar nga Atletico Madrid i dha mundësi Real Madridit të ngushtojë diferencën në garë për titull. Henry është i vetëdijshëm se paraqitjet e ekipit janë më të rëndësishme se ambiciet e tij personale.
“Ekipi është më i rëndësishmi. Barcelona duhet të fitojë, pa marr parasysh a luaj ose jo. Në krahun e majtë jam në garë me njërin prej futbollistëve më të mirë në botë (Andres Iniesta), dhe Pedro i cili ka shënuar sa herë që ka luajtur ose që është aktivizuar nga banka. Ai është duke kaluar sezon të shkëlqyeshëm, andaj është e logjikshme që nuk jam në formacionin startues”, përfundoi Henry.