E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter-Sampdoria 0-0, kryesuesit miqësohen me barazimet

Ndeshja është dominuar tërësisht nga tensioni, duke detyruar tre herë gjyqtarin Taljavento të nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq. Vendasit e Interit mbeten me 10 lojtarë që në minutën e 30-të pas daljes së Samuelit, i cili mori ndëshkim kapital për një ndërhyrje si futbollist i fundit.

Vetëm pesë minuta më vonë Samuel u pasua nga Kordoba, pasi kolumbiani shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit. Kartoni i tretë i kuq i përket Sampdorias, ku Pacini u ndëshkua për të dytën herë me karton të verdhë.

Në fundin e ndeshjes skuadrat shpërdoruan nga një rast për të shënuar, ku vecohet ai i Samuel Etosë. Me këtë barazim Interi ngjitet në kuotën e 55 pikeve, duke i dhënë mundësinë Romës ta ngushtojë në pesë pikë diferencën me kryesuesit.

Ndërkohë që Sampdoria ruan përkohësisht vendin e katërt, duke shpresuar në ndonjë hap fals të Napolit dhe Juventusit.

INTER-SAMPDORIA 0-0

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Cordoba, Samuel, J.Zanetti; Stankovic, Cambiasso, Muntari (35' Lucio); Sneijder (36' pII T.Motta); Milito (26' pII Pandev), Eto'o.
Trajner: Mourinho

Sampdoria (4-4-2): Storari; Zauri, Gastaldello, Lucchini, Ziegler; Semioli (39' pII Padalino), Palombo, Poli (33' pII Tissone), Guberti (11' pII Mannini); Pozzi, Pazzini.
Trajner: Delneri

Gjyqtar: Tagliavento

Kartonë të kuq: 31' Samuel (I) lojtar i fundit; 38' Cordoba (I) ndërhyrje e rëndë; 28' st Pazzini (S) dy kartonë të verdhë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›