E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditë e artë për Norvegjinë

Aksel Lund Svindal fitoi medaljen e tij të parë të artë olimpike duke triumfuar në garën e super-sllallomit të madh, ndërsa Marit Bjoergen mori medaljen e saj të dytë të artë, pas një tjetër dite të suksesshme për Norvegjinë në Lojërat Dimërore në Vancouver.

Norvegjia, që dy ditë më parë kishte dy fitues të medaljeve të arta në biatlon, ka ngritur kuotën e medaljeve të arta në pesë dhe ka një më pak se SHBA (gjashtë të arta) në tabelën e medaljeve.

Nikoqiri Kanadaja fitoi medaljen e katërt të artë, kur John Montgomery fitoi garën në rrëshqitje me sajë për meshkuj para Martins Dukurs nga Letonia. Amy Williams i solli Britanisë së Madhe medaljen e parë të artë individuale nga Lojërat Dimërore të vitit 1980.

Katër ditë pasi fitoi të argjendtën në lëshim për meshkuj, që ishte medalja e tij e parë olimpikë, tri herë kampioni i botës Svindal triumfoi në whistler, ndërsa i mohoi amerikanit Bode Miller medaljen e parë të artë olimpike.

Bashkëkombësi i tij, Andrew Weibrecht përfundoi i treti. Svidal u bë norvegjezi i katërt që fitoi dy medalje në gara apline në lojëra individuale, duke iu bashkuar atletëve si Aamodt (1992, 1994, dhe 2002), Lasse Kjus (1998 dhe 2002) dhe Stein Eriksen (1952).

Bjoergen fitoi garën e femrave në ecje me ski në 15 kilometra para suedezes Anna Haad dhe kampionet botërore Justyna Kowalzcyk nga Polonia, e cila mori medaljen e bronztë pas foto-finishit me norvegjezen Kristin Stoermet Steira.

Bjoergen më herët kishte fituar medaljen e arë në sprint dhe të bronztën në 10 kilometra, dhe është atletja e parë që ka marrë dy medalje të arta dhe gjithsejtë tri në këto Lojëra. Ajo po ashtu ka nga një të argjendtë nga vitet 2002 dhe 2006.

Finalja e meshkujve në rrëshqitje me sajë ishte garë dramatike, pasi Montgomery, 30 vjeç, rikuperoi disavantazhin ndaj Dukursit në dy lëshimet e fundit dhe arriti fitoren me rezultat 3 minuta 29.73 sekonda.

Kampioni i botës Dukurs udhëhoqi në tri lëshimet e para, por u desh të pajtohet me medaljen e argjendtë në kohë 3:29.80. Alexander Tretyakov nga Rusia mori të bronztën në kohë 3:30.75. Në konkurrencën e femrave, Williams 27 vjeç fiti medaljen e artë me kohë prej 3:35.64.

Gjermania Kerstin Szymkowiak mori të argjendtën në 3:36.20, ndërsa bashkëkombëses së saj Anja Huber i takoi medalja e bronztë në 3:36.36.

Tabela
SHBA 6 6 8 20
Gjermania 4 5 4 13
Norvegjia 5 3 2 10
Kanada 4 3 1 8
Franca 2 1 4 7
Koreja 3 2 0 5
Austria 1 2 2 5
Rusia 1 2 2 5
Zvicra 3 0 1 4
Kina 2 1 1 4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›