Ancelotti e mbron Terryn

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, ka përkrahur kapitenin John Terry pas njoftimeve se ai ka marrë para nga një person për ta shëtitur në qendrën e klubit.
Revista angleze News of the World kishte bërë të ditur të dielën se Terry ishte prezent kur një ndërmjetësues pranoi 10 mijë funta, ndërsa Ancelotti gjendej vetëm disa metra larg tavolinës së tyre.
Por, Ancelotti ka thënë : “Kjo nuk është e vërtetë. Klubi, unë, futbollistët, kemi besim të madh te John Terry dhe John Terry nuk ka bërë asgjë gabim”.