E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter nuk e lëshon Balotellin

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka insistuar se Mario Balotelli nuk do të transferohet në Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit.

Emërimi i ish trajnerit të Interit, Roberto Mancini, në postin e menaxherit në City ka zgjuar spekulime se 19 vjeçari Balotelli mund të kalojë në Eastlands.

Por, Moratti ka insistuar se Balotelli nuk do të largohet nga Inter.

“Mendoj se City ka bërë zgjedhje të mirë me angazhimin e Mancinit. Por, nuk duhet të interesohen për Balotellin sepse nuk dëshirojmë ta shesim”, tha Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›