E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona tërhiqet nga Robinho

Barcelona ka përjashtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Manchester Cityt, Robinho, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Reprezentuesi brazilian ishte objektiv i gjigantit katallan, pasi kishte pranuar se do të kishte pasur dëshirë të kthehet në La Liga, ku më parë kishte luajtur për Real Madridin.

Por, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se klubi është tërhequr nga interesimi për Robinhon.

“Jemi të kënaqur me ekipin aktual. Oferta jonë për Robinhon nuk ishte pranuar nga City dhe, sipas gjitha gjasave, nuk do të bëjnë përforcime në janar”, tha Laporta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›