Podolski, i kënaqur me rikthim në Koln

Sulmuesi gjerman, Lukas Podolski ka theksuar se nuk është penduar për largim nga Bayern Munich për t’u rikthyer në Koln. 2
4 vjeçari u kthye në Koln gjatë afatit kalimtar të verës, pas tri sezoneve të vështira në Bayern, ku nuk arriti të tregojë kualitetet e tij.
“Do të merrja vendim të njëjtë përsëri pa hezituar për asnjë sekondë. Koln është klubi dhe qyteti im”, tha Podolski për të përditshmen sportive gjermane Bild.
Megjithatë, Podolski nuk është duke treguar formë të mirë dhe ka shënuar vetëm një gol në 17 ndeshje për Kolnin.