E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti, nje enderr afrikane

Tekniku kuqezi mendon per momentin e largimit nga kuqezinjte, duke mos fshehur deshiren qe pas kesaj aventure ai te nise nje tjeter shume te ndryshme ne Afrike me Bregun e Fildishte.

Ndryshe nga shume kolege te tij, Carlo Ancelotti eshte ne kerkim te nje te ardhmeje modeste. Tekniku kuqezi mendon per momentin e largimit nga kuqezinjte, duke mos fshehur deshiren qe pas kesaj aventure ai te nise nje tjeter shume te ndryshme ne Afrike me Bregun e Fildishte.

“Me pelqen Afrika dhe futbolli aty. Ne vitin 2010 kur skadon kontrata ime me Milanin, do me pelqente te drejtoja Bregun e Fildishte. Futbolli afrikan ka nje potencial te jashtezakonshem dhe askush deri tani nuk ka mundur ta nxjerre kete cilesi. Nuk e perjashtoj mundesine qe nje gje te tille ta bej une ne te ardhmen”, u shpreh tekniku 49 vjecar, endrra e vertete e te cilit do te ishte kombetarja italiane, por ky vend tashme eshte zene serish nga Marcello Lippi.

“Ne Bregun e Fildishte ka lojtare te medhenj. Pervec Drogba, luajne edhe Kalou e vellezerit Toure. Potencialisht ata mund te jene kampione bote por problemi eshte se kur luajne bashke, nuk arrije te marrin ate qe duhet”, pohoi Ancelotti.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›