E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real, zevendesuesi i Van Nistelrooy nga Italia

Vucinic, Crespo e Shevchenko vihen ne shenjestren e Real Madrid qe po kerkon nje sulmues te denje per te zevendesuar te demtuarin Van Nistelrooy.

Real Madrid konfirmon interesimin per sulmuesin e Romes, Mirko Vucinic. Sipas drejtorit sportiv, Predrag Mijatovic, bashkekombasi i tij, Mirko Vucinic, do te ishte nje zgjedhje e zgjuar per shkak te afresive te tij qe i ka treguar me se miri me skuadren verdhekuqe.

Malazezi do te ishte nje zevendesues ideal i holandezit Van Nistelrooy, i cili do rikthehet me grupin “Merengues” ne sezonin e ardhshem. Marredheniet mes dy shoqerive jane te shkelqyera, por mesa duket, pengesa e vetme per arritjen e marreveshjes eshte fakti se Vucinic nuk mund te aktivizohet ne Champions League.

Pervec ballkanasit, Real Madrid po studion edhe pistat qe e lidhin me argjentinasin e Interit, Crespo e ukrainasin e Milanit Shevchenko. Per dy sulmuesit e fundit, shoqerite milaneze kane hedhur poshte zerat, por nga ana tjeter, prapaskenat e merkatos mund te sjellin transferimin e njerit prej tyre gjate muajit janar ne “Bernabeu”.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›