E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja arsyet e “divorcit” Ozil- Reali Madrid

Ishte viti 2010 dhe karriera e tij mori një rrjedhe të pakthyeshme. Edhe pse ishte vetëm 21 vjeçare, ai hodhi firmën për një nga klubet më të tittulluara të botës, Realin e Madridit. Bëhet fjalë për mesfushorin gjerman, Mesut Ozil, trajektorja e karrierës të të cilit mori një rrjedhë të papritur në orët e fundit të merkatos së kësaj vere, duke i prerë në mes një ëndërr që ai shpresonte ta shikonte sa më gjatë.

Në kundërshtim nga shumë tifozë, klubi i Realit të Madridit punoi në drejtim të kundërt, duke e larguar përfundimisht numrin 10 nga “Bernabeu”, pavarësisht dëshirës së tifozëve dhe vetë lojtarit që disa kohë më parë u shpreh se jetesa në Madrid ishte në kufijtë e perfektes për të. Edhe pse nuk ka shumë gjurmë që mund të na çojnë drejt zbardhjes së arsyes së vërtetë të këtij vendimi, të dhënat e para dalin në sipërfaqe.

Sipas gazetës “Marca”, e ardhmja e fantazistit u vendos që në muajin maj të këtij viti ku i ati i lojtarit kërkoi një kontratë të re me përmirësim të ndjeshëm të pagës vjetore, por presidenti Florentino Perez i mbylli derën sa hap e mbyll sytë./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›