E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet PS Shqetesim dublikimet dhe zgjedhesit pa adrese ne lista

Sqarimin që priste nga Ministria e Brendshme për mbi 60 mijë dublikimet në listat e zgjedhësve, Partia Socialiste nuk e ka marrë. Shifrat e zv/ministrit Ferdinand Poni një ditë më pare nuk i kanë mjaftuar Damian Gjiknurit. Sekretari socialist për Cështjet Zgjedhore priste të mësonte çfarë ka bërë Ministria për të pastruar listat. 
“Ministria ka detyrimin sipas Udhëzimit Nr. 370 date 7.12.2012 të kryejë procedurën e krahasimit të këtyre të dhënave, me bazën e të dhënave  të letërnjoftimeve dhe më pas të kryeje verifikimin e personave pa letërnjoftim në terren. Asnjë e dhënë nuk është bërë transparente në këtë drejtim. Verifikimi dhe pastrimi i këtyre të dhënave është detyrim parësor ligjor dhe ndikon direkt në klimën e besimit të  publikut dhe aktorëve politik në zgjedhje”, vlerwsoi Gjiknuri.  
Dy probleme të tjera që shqetësojnë Gjiknurin janë mos komunikimi i vendodhjes së Qendrave të Votimit dhe prezenca e në listat e votuesve të rreth gjysëm milioni njerëz pa adresë të saktë vendbanimi.
“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë përcaktuar qartë detyrimin e Ministrisë së Brendshme për bashkëpunim dhe transparence në lidhje më të gjitha proceset që lidhen me hartimin e listës zgjedhore. Refuzimi i transparencës dhe mos reagimi në lidhje me të metat serioze të bëra prezent edhe në këtë deklaratë, hedhin hije të forta dyshimi mbi vullnetin e qeverisë për të zbatuar ligjin dhe angazhimet politike të marra përsipër. Çdo vonesë në dhënien e informacionit dhe çdo mosveprim i mëtejshëm nga Ministria e Brendshme, fakton përfundimisht që kjo mazhorancë nuk e ka vullnetin për të plotësuar standardet ne fushën e përgatitjes së listave të zgjedhësve”, deklaroi ai. 
Ndërsa për vërtetësinë e të dhënave të publikuara nga zv/ministri Poni, Gjiknuri tha se do të presë raportin e auditit të KQZ-së që pritet të dalë këto ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›