E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, çelet ekspozita me prodhime qelqi "Made in Albania"

KORCE-Një ekspozitë me produkte qelqi të prodhuara ndër vite nga fabrikat shqiptare është celur dje pasdite në qytetin e Korçës. Ekspozita u organizua në ambientet e Muzeut të Shkollës së parë shqipe.

Plot 1 mijë objekte qelqi të prodhuara nga fabrikat e Korcës, Tiranës, Kavajës dhe Vlorës u ekspozuan për të pranishmit.

Objektet janë gjetur në shtëpitë e shumë familjeve shqiptare të cilat i kishin ruajtur si kujtime. Ekspozita do të qëndrojë e hapur një javë, dhe organizatorët shpresojnë se do të ngjallë interesin e turistëve që vizitojnë këto ditë qytetin e Korçës.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga ekspozita

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›