E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia dënoi huliganët serbë

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 09:41

Katër huliganë serbë të futbollit janë përjashtuar nga Italia dhe u dënuan nga kthimi për pesë vite, të mërkurën, për përfshirjen e tyre në trazirat, që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes kualifikuese për Euro 2012 në tetor të vitit të kaluar.

Ata të katër rrezikonin me burgim, por gjykatësi pranoi propozimin që ata të qëndrojnë larg Italisë, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA.

Për Ivan Bogdanov, lideri i huliganëve serbë që preu mbrojtëset në stadiumin e Genoas dhe hodhi fishekzjarr në fushë e në tribuna gjatë ndeshjes Itali-Serbi, do të vendoset në mars së bashku me tre tifozë të tjerë, të cilët ngarkohen për krime të ndryshme.

Italisë iu dhurua fitorja 3-0 nga UEFA pas ndërprerjes së ndeshjes, ndërsa Serbisë i është thënë se duhet të luajë së paku një ndeshje në shtëpi prapa dyerve të mbyllura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›