E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anderson mungon deri në shkurt

Mesfushori i Manchester Unitedit, Anderson do të qëndrojë jashtë fushës deri në muajin shkurt për shkak të një lëndimi të gjurit, ka konfirmuar menaxheri Sir Alex Ferguson.

Braziliani 23 vjeç ka udhëtuar drejt Portugalisë për të vizituar specialistin e njëjtë te i cili kreu operacionin në ligamentet e dëmtuara dy vite më parë.

Anderson nuk ka luajtur nga ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Otelul Galatit më 2 nëntor për shkak të këtij lëndimi. Ferguson e përshkroi zhvillimin e fundit si “lajm i keq”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›