E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puyol luan edhe nëntë vite

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol ka bërë të qartë se pensionimi nga futbolli profesional nuk është opsion për të, pasi ndjen se ka edhe nëntë vite para vetes.

33 vjeçari ka theksuar se dëshiron të vazhdojë të luajë edhe për shumë vite tjera. “Ndihem shumë mirë fizikisht. Disa ditë më parë kam thënë se më kanë mbetur edhe katër pesë vite. Por, tani them se mund të luaj edhe për nëntë vite. Pensionimi është për 65 ose 67 vjeçarët”, tha Puyol për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Puyol ka zhvilluar më tepër se 500 ndeshje për Barcelonën pas debutimit zyrtar më 1999.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›