Wenger do të vdesë me Arsenalin

Ish mesfushori i Arsenalit, Robert Pires nuk ka dyshime se menaxheri Arsene Wenger do të qëndrojë në klub, pavarësisht spekulimeve të fundit rreth të ardhmes së tij afatgjate.
Wenger është duke kaluar vitin e tij të 15-të në Arsenal dhe Pires beson se bashkëkombësi i tij nuk do të largohet nga klubi në të ardhmen e afërt.
“Mendoj se ai do të vdesë me Arsenalin. Ai është njësoj si Ferguson në Manchester United ose Guy Roux në Auxerre. Ai do të mbetet me Arsenalin, sepse Arsenali ka nevojë për të dhe ai ka nevojë për Arsenalin. Quhet dashuri”, tha Pires për The Telegraph.