Rafati do të kthehet pas shërimit nga depresioni

Pas dërgimit në spital, Rafati ishte liruar këtë javë, ndërsa tani është nën kujdes psikologjik. “Babak Rafati dëshiron të punojë sërish në fund të terapisë së tij,” tha kujdestari i tij, doktor Sven Menke për të përditshmen gjermane Bild.
Rafati, i cili punon si bankier, filloi të ndajë drejtësinë në futbollin gjerman nga 1997, ndërsa deri më tani ka drejtuar 84 ndeshje të Bundesligës pas promovimit të tij në ligën superiore më 2005. Ai ishte gjetur nga dy asistentët e tij në tualetin e dhomës në hotel me vena të prera, dy orë para zhvillimit të ndeshjes.
Është e paqartë sa do të zgjasë shërimi nga sëmundja, por Rafati ka thënë se shpreson t’i kthehet “jetës normale” sa më shpejt që është e mundur dhe kërkoi që në ndërkohë të lihet në “paqe dhe qetësi”.