E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defoe nuk largohet nga Tottenham

Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe ka përjashtuar mundësinë e largimit nga White Hart Lane, duke insistuar se është i përqendruar në klub.

E ardhmja e Defoes ka qenë në qendër të spekulimeve, pas dështimit të tij për të siguruar vend të rregullt në formacionin bazë të ekipit. QPR kishte shprehur interesim për transferimin e tij, por Defoe ka theksuar se nuk planifikon të lëvizë nga klubi aktual.

“Jam i përqendruar në Tottenham, e dua klubin dhe ndiej përkrahjen e madhe të tifozëve. Të gjithë duan të luajnë rolin e tyre dhe edhe unë mendoj njësoj”, tha Defoe për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›