E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo kritikohet për Neymarin

Presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro ka kritikuar legjendën braziliane Ronaldo për përpjekjet e tij për transferimin e sulmuesit të ri të ekipit, Neymar në Real Madrid.

19 vjeçari nënshkroi kontratë të re me Santosin deri më 2014 pas spekulimeve se është në prag të kalimit te gjiganti spanjoll. Megjithatë, Ribeiro është i hidhëruar me Ronaldon.

“Ronaldo ishte i pari që foli me Real Madridin e më pas njerëzit nga ai klub erdhën nga Spanja. Ai më paraqiti një ofertë, por ishte shumë më e ulët se dëmshpërblimi që kërkohet”, tha Ribeiro për Folha de Sao Paulo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›